E Diel, 1 Nëntor 2026

Një skulpturë në mirënjohje të gazetës TemA

Share

Një adhurues i gazetës Tema nga Vlora ka realizuar një skulpturë me subjekt gazetën tonë. Skulptura e derdhur në bronz paraqet një gazetë të mbështjellë me pranga, sipër të cilës shkruhet emri i gazetës dhe viti 2008, kur me urdhër të kryeministrit Sali Berisha shtypshkronja e gazetës dhe mjediset e redaksisë u rrethuan me policë dhe ende sot e kësaj dite mbahen të rrethuara duke shkatërruar gjithë investimet e saj.

Vepra i përket skulptorit Ilia Doko nga qyteti i Vlorës. Gazeta Tema shpreh mirënjohjen për artistin, i cili ka gjetur frymëzimin e tij tek beteja për lirinë e shtypit në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›