Dy pamjet e rrugës se Kombit Shqipëri-Kosovë (VIDEO)
Këto janë 2 pamjet e së njëjtës rrugë, që lidh Tiranën me Prishtinën, te cilat ndahen qartazi në pikën kufitare të Morinës. Madje te ndërtuara nga e njëjta firme ndërtimi, Bechtel Enka. Vlera e tyre është krejt e ndryshme motivuar kryesisht nga terreni i thyer ne anën shqiptare, megjithëse edhe për këtë nuk kane munguar dyshimet për abuzime.
Në anën shqiptare 60 kilometrat nga Rrësheni ne Morine kushtuan mbi 1.2 miliard euro, ndërsa ne anën kosovare pjesa e ndërtuar deri tani nga Vërmica deri në ByPass-in përtej Prizrenit kushton 300 milion euro. Por në këto dite reshjesh dëbore të pazakonta për 2 dekadat e fundit, të udhëtosh në këto 2 akse, kupton se behet fjale për 2 realitete krejt të kundërta. Sapo hyn në Luginën e Fanit, autostrada kthehet papritur në një rrugë me një kalim. Dëbora vazhdon të bllokojë krejtësisht njërën korsi, ndërsa prania e ngricave në rrugë dëshmon se nuk janë përdorur skoriet. Makinat bllokohen për kilometra të tëra, nëse të ndodh të kesh para një maune të ngarkuar me mallra që ecën ngadalë. Borëpastrueset përpiqen të pastrojnë korsinë e dyte dhe për te rikthyer normalitetin në Rrugën e Kombit. Mirëmbajtja e rrugës ne anën kosovare të autostradës bie në sy sapo kalon piken kufitare që ndan 2 shtetet. Autoritetet vendore kosovare thonë se janë të pranishme që në ditët e para të reshjeve me borëpastruese në akset nacionale, duke parandaluar një kolaps të qarkullimit. Reagim ky, që nuk ndodh ne anën tjetër të kufirit./vizion plus