Nje stadium ne Meksike gati u kthye ne arene masakre nga armet
Që Meksika ishte një vend jo edhe aq i paqtë, kjo dihej me kohë, por që gryka e armës të ishte si në shtëpinë e saj edhe në stadium, kjo nuk ishte menduar edhe aq. Por ja që ndodhi. Të shtëna armësh tronditën stadiumin e qytetit verior Torreon, në ndeshjen Santos-Monarkas Morelia, duke shkaktuar një rrëmujë të shoqëruar me tmerr. Ndeshja u ndërpre në minutën e 40-të me rezultatin 0-0. Tifozët morën vrapin në të katër anët për të shpëtuar kokën, ndërsa lojtarët nxituan me shpejtësi për të shkuar tek dhomat e zhveshjes ku do të ishin më të sigurt.
Të shtënat u përzien me britmat e pakontrolluara ndërsa njerëzit nuk ishin të qartë nëse do të shpëtonin dot apo jo. Një pjesë e tifozëve menduan se do të gjenin shpëtim duke hyrë në fushën e lojës, në pamundësi për të dalë jashtë.
Më në fund, policia hyri në stadium me detyrë për të parandaluar një masakër, ndërsa mjaft persona ishin detyruar të shtriheshin përtokë për të ruajtur kokën. Minutat dukeshin të pafundme ndërsa tifozët shkonin drejt dyerve për të dalë nga stadiumi dhe forcat e ushtrisë mbërritën më vonë duke bërë roje jashtë impiantit sportiv.
Jo më pak se 20 000 vetë ishin aty për të parë ndeshjen, ndërsa një oficer policie u plagos gjatë të shtënave, kurse arrestime deri tani nuk ka pasur. Policia bëri të ditur më pas se gjithçka kishte nisur kur një makinë me njerëz të armatosur nuk dëgjoi që të ndalej në një pikë kontrolli afër stadiumit. Rreth 42 000 njerë kanë humbur jetën në Meksikë që nga viti 2006 kur presidenti i sapozgjedhur në atë kohë, Felipe Kalderon, u shpalli luftë karteleve të drogës.