E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Epoka e Kadafit mori fund

 Epoka e regjimit të Muamar Kadafit mori fund, u shpreh sot presidenti amerikan Barak Obama, duke i kërkuar liderit libian të njoftojë hapur largimin nga pushteti.

"Regjimi Kadafi mori fund. E ardhmja e Libisë është në duart e popullit të saj", deklaroi presidenti amerikan , i cili duke komentuar zhvillimet në Libi tha se ky ka qenë një moment i rëndësishëm për Libinë dhe se festimet për avancimin e rebelëve tregojnë se dinjiteti njerëzor është më i fortë se një diktator. Obama theksoi se luftimet ende po vazhdojnë dhe shton se ështëe qartë se regjimi i Gadafit ka përfunduar dhe se koloneli ka në dorë për të ndaluar një gjakderdhje duke pranuar largimin nga pushteti. E ardhmja e vendit tashmë është në duart e popullit të Libisë, tha Obama në një mesazh audio shpërndare mediave ndërkombëtare.

“Kurajoja e libianeve ka qenë e pathyeshme. Revolucioni iu përket juve dhe sakrificave që kanë qenë të përmasave të jashtëzakonshme”. shprehet Obama. Në mesazhin e tij audio shefi i Shtëpisë së Bardhë bëri thirrje kundër akteve të hakmarrjes dhe shprehu mbështetjen amerikane për një tranzicion të qetë, përfshirë edhe ndihmën humanitare.

Presidenti amerikan gjithashtu falenderoi forcat amerikane dhe ato të NATO-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›