E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel Te shmangim gjakderdhje te tjera ne Libi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, theksoi sot në Zagreb rëndësinë e shmangies së gjakderdhjeve të tjera në Libi, në një kohë kur regjimi i Muamar Kadafit është duke u rrëzuar.

"Është shumë e rëndësishme që të përpiqemi të shmangim gjakderdhje të tjera në Libi", theksoi Merkel, në një konferencë shtypi, në përfundim të një takimi me kryeministren kroate, Jadranka Kosor. "Sot është dita kur marrim pjesë në shembjen e regjimit të kolonel Kadafit", shtoi Merkel.

"Do të kemi të gjithë shumë punë për të ndihmuar në forcimin e demokracisë në Libi", vazhdoi ajo. Merkel mbërriti sot në Zagreb dhe nesës do të zhvillojë bisedime në Beograd me zyrtarë serbë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›