E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orët e fundit të Atlantisit

Anija kozmike Atlantis ka bërë orët e fundit të udhëtimit të saj të gjatë, para ‘pensionimit’ në një muze në Floridë, në Qendrën Hapësinore Kennedy.

Punëtorët bartnin një pano në të cilën shkruhej “Ne e bëmë historinë”, derisa përcillnin Atlantisin jashtë kompleksit ku u nis për të bërë udhëtimin 16 kilometërsh, para se të ekspozohet për publikun.

Flota e vjetruar e anijeve të ripërdorshme kozmike, ka pushuar së punuari në vitin e kaluar, me fluturimin e fundit të anijes Atlantis në korrik të 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›