E Diel, 1 Nëntor 2026

Një temë-connection për bashkinë e Edvinit

Pizza-Connection është emërimi i koduar i investigimit të FBI-së amerikane për trafikun e drogës midis Italisë dhe SHBA-s, të nisur në vitin 1979. Investigimi i byrosë së investigimit zgjati katër vjet dhe bitisi me arrestimin e “komisionit” të mafies siciliane në Nju Jork.
Analogjia është e njëjtë me ç’po ndodh në Bashkinë Tiranë, me trafikun e hapësirave të gjelbra, pronë ekskluzivisht publike, por e shitur nga Edi Rama me vasalët e këshillit bashkiak, ku pro-shitjes ka votuar edhe një qehaja bukëshkalë.
“Gazeta 55” ka filluar fushatën e trasparencës së Bashkisë më të madhe të vendit. Në këto ditë TemA ofruar publikut është afera e shitblerjes së padrejtë të 1.300 metra katrorëve publike, e cila po fokusot gjithmonë e më shumë në faktin se si janë “nderet” dhe tratativat përfituese të nën-Tiranës. Por më shumë akoma, se si ka mundësi që në këtë abuzim të radhës, sheiku i Bashkisë pati edhe mbështetjen e një këshilltari bashkiak, Mero B, i cili përfaqësonte PD-në, botues i një gazete të përditshme, i cili më pas gazetën ia shiti dhe ia ribleu pronarit të “Taiwan”-it, duke lënë gjurmët e pastra të “pastrimit të parave”. Të faktuara në origjinal dhe me faksimile në “55”, këto gjurmë abuzimi me trojet publike, por edhe me pastrim parash, vetëm Prokuroria nuk po arrin t’i shohë. Në çdo vend të botës do ishte të pakten një fashikull hetimi për këtë gjë. Por si duket edhe
prokuroria vazhdon të jetë në mejhane, taman si ai pijaneci tiranas, tapë-topi. Në Shqipëri nuk kemi një prokuror federal si Rudolph Giuliani, që dërgoi në gjyq pjesëtarët e “Cosa Nostra”-s në aferën e trafikimit të drogës, të kodifikuar sekret si “Pizza Connection”. Ne kemi një një trafikim që po e quajmë Tema-connection, që nuk është i drogës, por i trojeve dhe i hapësirave publike. Pazaret e betonit janë të qarta, konstruktori dhe pronari gjithashtu (ai ka qenë edhe pronar i Mero B, tek gazeta Tema), i cili ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekt votën bazike në këshillin bashkiak për ta shitur pronën publike. Si ka mundësi që Mero B, i cili sot është tribuni që kinse mbron interesat e shqiptarëve, e paska shitur votën pro-Ramës?! E çuditshme por e vërtetë. Kot, ashtu, sa për informacion: sa i ka kushtuar vota këshilltarit Mero B.? Mbase vota i ka kushtuar “10 milionë dollarë”, që janë kërkuar në rastin më të mirë të pastrohen edhe me kujdesin e studios ligjore Malltezi & Kola”, por që kjo e fundit e ka refuzuar kategorikisht. Zemërimi i bukëshkalit Mero B ka pikënisje nga ky refuzim normal i një studioje që ka ndjekur ligjet e vendit.
Lidhja Besnik Sula – Tema Connection/Kush më mirë se gazeta Tema mund të jetë dëshmitare e kësaj historie. Arkivi: “Gazeta Tema 11-Prill 2007: Kompania “Albanian Newspaper INC”, me qendër në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfundoi dje një marrëveshje për blerjen 100 përqind të aksioneve të shoqërisë “Media Enter”, botuese e gazetës “TemA” në Tiranë. “Albanian Newspaper INC” është një shoqëri, e cila ka botuar për dy vite gazetën “Tema” në SHBA, në vitet 2004 dhe 2005 nën emrin “Tema Shqiptare”. Presidenti i shoqërisë është Adriatik Sheko, një shqiptaro-amerikan i brezit të ri, i cili ka qenë më parë partner i gazetës “TemA” në Tiranë. Transferimi i pronësisë do të bëhet në ditët që vijnë, ndërkohë që ka përfunduar marrëveshja për shitjen e gazetës.
Pra, para dy vjetësh, shoqëria “Media Enter” u ble nga biznesmeni Besnik Sula, (pronar i Tajvanit)  një nga emrat më të njohur të biznesit dhe sportit - edhe të hekurit - në Shqipëri. Gjatë këtyre dy viteve, gazeta ka pasur një rritje dhe zgjerim të hapësirës së saj botuese, falë mbështetjes financiare dhe raporteve tepër korrekte të pronarit me gazetën dhe ekipin e gazetarëve. Botuesi i ri i gazetës, i cili kërkoi të bëhej pronar i ri i saj, shpreson të vazhdojë të ruajë traditën dhe lexuesit e gazetës duke mbajtur drejtor Mero B. Ekipi i gazetës i shpreh mirënjohje botuesit të derisotëm të gazetës Besnik Sula, për mbështetjen dhe qëndrimin korrekt që ka pasur me gazetën”. Kuptohet vetiu se kanë pasur në mendje, se me ndërrimin e pushtetit “biznesmeni” Sula me ortakët e tij (grekë thonë), donin të siguroheshin se licensa për kazinonë në qendër të Tiranës nuk do të anulohej, prandaj blenë gazetën Tema për afro 500 mijë $.
Ky veprim, më tepër se një shitblerje, mendohet se ishte një transaksion që kishte për qëllim, në rastin më të keq, pastrimin e parave, dhe në rastin më të mirë, “shpërblimin” për botuesin e “Tema”-s, nga pronari i “Taiwan”-it, jo aq për votën në Këshillin Bashkiak të datës 17 shkurt 2005, sesa për marrjen përsipër dhe “mbylljen” e gojës, për të gjitha mediat, në tentativën e tyre për të pasqyruar këtë skandal. Siç thotë edhe kënga e Edi Ramës: Kjo eshte Tirona jone... e Sulës, e Meros, e Ruçit dhe e Edit
***
Mirëpo pasi ia shiti Temën dhe votën Sulës e më pas për 500 mijë dollarë edhe gazetën, të cilën Mero B. më pas e mori “falas”. Goxha fitim apo jo? E(d) çuditshme, por e vërtetë. Ju do të thoni se sa sylesh paska qenë ky Besnik Sula, mor vëlla? Por nuk është kështu... Sula me vëllezërit e Edi Ramës, e ka nisur biznesin e hekurit përpara të tjerëve, që e importonin nga Ukraina aq famshme për radioaktivitetin e post-Çernobiitl. Ukraina është e njohur për shitjen e hekurit radioaktiv në Shqipëri, por kjo është një çështje tjetër, paçka se është e faktuar me dokumente e raporte të policisë. Njëherë tjetër do të faktohet e do të publikohen edhe aferat dhe inskenimet me hekurin e ardhur bruto nga Ukraina. Këtu po kujtojmë një pjesë të një studimi të bërë si nga Instituti i Fizikes Bërthamore, ashtu edhe nga Instituti i Studimeve Metalurgjike, prej të cilit rezulton se drejt Shqipërisë ka ardhur edhe skrap, edhe prokate, bile edhe hekur radioaktiv me origjine nga Ukraina.
Pasi përpunohet, hekuri u shitet tregtareve dhe ndërtuesve shqiptare. Me shufrat e këtij hekuri, disa syresh, që sot merren edhe me ndërtime, edhe me lokale, edhe me naftë jotajvaneze, ndërtohen pallate shumëkatëshe, shtëpi banimi dhe objekte te ndryshme”... (vijon)

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›