Një tërmet 6,1 ballë godet ishujt japonezë të paqësorit dhe Fukushiman
TOKIO- Një tërmet me magnitudë 6,1 ballë të shkallës Rihter goditi sot në orën 03:22 GMT brigjet e ishujve të vegjël japonez të Paqësorit, sipas institutit gjeofizik amerikan (USGS), pa shkaktuar cunami.
''Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 640 kilometra në jug të Tokios dhe rreth 360 kilometra në jugperëndim të Hachijo-jima, me një hipoqendër në një thellësi prej 424 kilometrash'', theksoi i njëjti burim.
Agjencia japoneze meteorologjike theksoi se tërmeti ishte me magnitudë 6,7 ballë i shkallës Rihter dhe në një thellësi 450 kilometra.
Lëkundjet u ndjenë në pjesën lindore të Japonisë.
Një tërmet tjetër u regjistrua në orën 10:27 GMT në prefekturën e Fukushimas. Me një magnitudë 4,2 ballë të shkallës Rihter në një thellësi prej 10 kilometrash, ai u ndje në të gjithë rajonin, sipas Agjencisë japoneze meteorologjike.
(d.b/BalkanWeb)