Ranokia: Ky vit, skandaloz për Interin
TIRANE-Në një intervistë të gjatë të dhënë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi i Interit, Andrea Ranokia, ka bërë bilancin e sezonit duke deklaruar se:
“Nuk ka si të jem i kënaqur me sezonin aktual, pasi rezultatet e deritanishme nuk janë ato që priteshin. Jemi penalizuar së tepërmi nga dëmtimet e shumta, si dhe nga fati i keq me arbitrat. Momentalisht nuk na mbetet gjë tjetër veçse të paraqitemi denjësisht në ndeshjen e ardhshme. Shpresoj që t’i arkivoj sa më shpejt zhgënjimet e këtij sezoni dhe në të ardhmen të fitoj me Interin”.
(d.b/PanoramaSport/BalkanWeb)