E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një tërmet 6.3 ballësh godet Kosta Rikën

Lëkundje sizmike të fuqishme prej 6.3 ballë i shkallës rihter u regjistrua ne brigjet e Paqësorit të Kosta Rikës.

Sipas instituteve sizmiologjike amerikane epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 88 kilometra në jug të kryeqytetit San Hoze në një thellësi prej 53 kilometrash.

Banorët e kryeqytetit e kanë ndjerë lehtë tërmetin, ndërkohë që lëkundjet janë ndjerë më të forta në zonat bregdetare të vendit. Për momentin nuk raportohen viktima.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›