Maqedoni/ Ahmeti: Insistim për çështjet shqiptare
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se partia e tij mbetet e angazhuar në realizimin e kërkesave kyçe të shqiptarëve nga qeveria maqedonase, e drejtuar nga kryeministri Nikolla Gruevski.
"Mbyllja e procesit të Sopotit, respektimi i ligjit për amnisti dhe zgjidhja e statusit të invalidëve dhe veteranëve të luftës së vitit 2001 janë çështje që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme", ka pohuar Ahmeti.
Gjatë një takimi me ambasadorin francez në Shkup, Jean Claude Schlumberger, Ahmeti ka theksuar se BDI po jep kontributin e saj edhe për zgjidhjen e çështjes së emrit.
"Vonesat në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe në fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE mund të cënojnë situatën e marrëdhënieve ndëretnike", ka theksuar Ahmeti.