Një thes me çmime për Entermedian dhe Daffy’in!

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka marrë katër çmime në VideoFestin Muzikorë 2010, nga tetë nominime sa ka qenë nominuar në festival.
Me këtë çmimin në Prishtinë kanë përfunduar edhe evenimenti i fundit rozë para verës, ai i VideoFestit 2010.
Edhe kjo natë ka qenë e rezervuar për artist të estradës shqiptare, politikan, etj - ndërkaq janë interpretuar edhe skeçe të ndryshme humoristike, që kryesisht kanë shpotitur politikanët.
Në nominime ka prirë produksioni kosovarë, Entermedia që edhe ka marrë pothuajse të gjithë çmimet e spektaklit, ndërkaq ka pasur edhe ngatërrim të zhanreve.
P.sh kënga HITECH e Elvanës, e punuar nga Entermedia ka qenë e nominuar në zhanrit R n B edhe pse kënga i takon më shumë zhanrit techno elektronik.
Në konkurrencën për regjinë më të mirë nuk ka pasur spote me regji, por më shumë spote që janë pëlqyer nga publiku.
Këngëtarët që kanë pranuar çmimet kanë qenë totalisht “out” në prezantimet e tyre gjatë marrjes së çmimeve të tyre dhe të vetmen fjalë që e kanë përsëritur ka qenë “Falëminderit”, dhe urimet e përshëndetjet për familjet e tyre.
Pas tyre, gjithmonë kanë qenë montazherët e këtyre produksioneve, e cila nuk është një praktikë nëpër evenimente të këtilla.
Më aktive ka qenë Dafina Zeqiri e cila në marrjen e çmimit të saj të dytë, atë të Best R n B, i ka kërkuar biletë falas drejtorit të aeroportit të Prishtinës, Agron Mustafës, i cili ja dha çmimin asaj bashkë me drejtoreshën e Teatrit Burbuqe Berisha.
Gjatë arritjes në mbrëmje ka rënë në sy defilimi i vetëm i Nora Istrefit në tepihun e kuq, e cila ka ardhë në këtë ngjarje pa të fejuarin e saj Robert Berishën.
Nora Istrefi ka mbetur duarthatë duke mos fituar në asnjë kategori pavarësisht se ajo ka qenë njëra prej favoritëve e vlerësuar nga disa kritikë.
Duarthatë nuk kanë mbetur edhe artistët nga Shqipëria, ku Alban Skenderaj ka marrë në shtëpi dy çmime, atë të Best Male Artist dhe Best Camera për spotin e tij të punuar në Gjermani, “This is Your Day”. Çmime kanë marrë edhe Flori dhe Elvana Gjata.
“Nuk e kam ditur që ka talente kaq të mira në Kosovë”, ka thënë ish – ambasadori amerikan i OSBE-së në Kosovë, Wiliam Walker që për momentin po qëndron në Kosovë.
Stafi i gazetarëve të Kohavision ndërkaq kanë bërë gazetari me këngë rep, me të cilën këngë ata edhe kanë festuar ditëlindjen e tyre.
Në fund çmimin kryesor e ka ndar kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, i cili ka thënë se Prishtinën e bëjnë metropolitane artistët.
Ai e ka ndarë çmimin Dafina Zeqirit, e cila e ka quajtur Isen “Amazing Boy”. Ndërkaq, Entermedia që e morën një thes me çmime e quajtën vetën pa modesti më të mirët, duke mos lënë kritikët që të vlerësojnë punën e tyre.
Çmimet e VideoFesti Muzikorë 2010
Best Rock
Kthjellu feat Flori “S’të fal”
Best Hip-Hop
Skillz “VIP”
Video – spoti me montazhin më të mirë
Dafina Zeqiri – Amazing Girl
Best Post-Production dhe efekte speciale
Elvana Gjata – HIGHTECH
Best Performance
Adelina Ismajli
Best Male Performance
Alban Skenderaj
Video-spoti më i mirë në konkurrencën Best New Artist
Yllka Deliu – Emër e femër
Best Styling
Leonora Jakupi
Regjia më e mirë
Zig Zag Orkestra
Best R & B
Dafina Zeqiri – Amazing Girl
Çmimi i karrierës
Minatori
Best Camera
Alban Skenderaj
Best Group
Skillz
Video spoti më i mirë pop
Bubulina Krasniqi
Best Female
Dafina Zeqiri
Çmimi i organizatorit
DJ Blunt, Real 1
Video spoti më i mirë pop-folk
Korab Jetishi
Çmimi i publikut
Alban Skenderaj dhe Miriam Cani
Çmimi Video-klipi më i mirë