Poni: Bashkia e Tiranës saboton hartimin dhe miratimin e një buxheti të ndershëm Ferdinand Poni

Grupi i Këshilltarëve të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka reaguar sot mbi mos dhënien nga Bashkia të informacionit për Buxhetin e Bashkisë së Tiranë. Në një komunikim për mediat kreu i grupit të Këshilltarëve, Ferdinand Poni, tha se ditën e premte ishte thirrur, por nuk u zhvillua për mangësi të theksuara procedurale e administrative, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës për buxhetin e kësaj bashkie. “Opinioni publik duhet ta dijë se Bashkia e Tiranës vazhdon të sabotojë hartimin dhe miratimin e një buxheti të ndershëm e transparent, një buxhet që do t’u vijë qytetarëve të Tiranës dhe jo një buxheti të taksave të larta, një buxheti jo transparent, që keqpërdor besimin e qytetarëve tek administrata publike, që keqpërdor paranë publike duke mbajtur administrata të fryra e supërfryra”, tha Poni.