Një thirrje për Kosovën: Të çrrënjosën emërtimet e dhunshme sllave…!
“Toponimet për historinë e gjuhës janë si fosilet për paleontologun dhe copat e mineralit për gjeologun” - (Eqrem Çabej). Kjo maksimë e prof.E.Çabejt duket se ishte një moto e fuqishme për nismën e Qeverisë së Përkohëshme në bashkëpunim me instetucionet e shkencës në Kosovë për ndryshimin e emërtimeve të fshatrave dhe qyteteve të Kosovës që ishin vënë dhumëshëm gjatë sundimit sllav mbi këto hapësira.Andaj ky hap jo veq që ishte një veprim i qëlluar ,por gjeti edhe mbështetje gjithëpopullore kudo në Kosovë e kudo ku flitet shqip.Kjo ndrmarrje e pasluftësçlirimtare tëe UÇK-së u përkrah fuqishëm edhe nga qarqet intelektuele sepse është çështje e njohur se toponimia është një gurrë e pashtershme e përdorur nga populli, sepse e ruan origjinalitetin e kulturës kombëtare, historike, gjuhësore…!Andaj,qe shqiptaret e Kosovës të ridëshmojnë se jane autokton dhe në trojet e tyre,gjë qe është e vertetuar katerciprisht në aspekte shumëdimensionale shkencore,mendoj do të duhej të vazhdohej me punen e mbetur përgjysmë...Qe të vazhdohet me rikthimin e emërtimeve shqipe e kjo e vertetë të dëshmohet edhe nga segmeni i gjuhës , kulturës, zakoneve,mitologjisë,topomimeve,etnonimeve,arkeologjisë e shumë disiplinave të tjera të shkencës, pas luftës çlirimtare të UÇK-së ishte ngritur një Komision në nivel të Republikës së Kosovës,por nuk e pati quar deri në fund punën e vet .Derisa,të gjithë pajtohemi se shqiptarët përkundër faktit se kanë shumë difekte qe kanë krijuar sundimet shumëshekullore, kurrë nuk pajtohem se kemi krizë identiteti që ndonjë pseudointelektual artificialisht dëshiron të ngrit! . Sidoqoftë,në trajtesën time do të fokusohem te domosdoja e çrrënjosjës së toponimeve të impomnuara me origjinë sllave në këto hapësira të Ballkanit.Përkundër pranisë së theksuar të elementit toponomastik autokton është një fakt historik, që nuk mund të mohohet ,se ardhja e ekspansionistëve dhe kolonizatorëve serbë në këtë trevë, mundësoi ndryshimin e fizionomisë toponomastike të rajonit.Krerë të politikës dhe “shkencës” serbosllave në kontiunitet me administratën e tyre,duke ditur vlerën e madhe të onomastikës thesarin e çmueshëm sidomos të toponimeve dhe patronimeve bënë ndryshime arbitrare ,pothuaj,të të gjitha sidomos toponimeve.Kudo, nga burime në terren dhe në kontakte të drejtpërdrejta me njerëz të profileve dhe moshave të ndryshme, si dhe në burime të shkruara shkencore vertetohet se toponimet sllave janë të përiudhës së vonëshme historike dhe janë të imponuara dhe dhunmëshëm të zëvendësuara në të gjitha trojet shqiptare,por edhe në gjithë Gadishullin e Ballkanit kah shtrinë sundimin.
Janë të gjitha mundësitë për një zëvendësim të fjalëve të huaja me fjalë vendi…!Eqrem Çabej, ky studiues e gjuhtar i madh yni, kolosi i linguistikës shqiptare me të drejtë pati konstatuar se janë të gjitha mundësitë për një zëvendësim të fjalëve të huaja me fjalë vendi, dhe kjo pa bjerrje aspak të vlerës kuptimore të fjalëve. Këtë vlerësim Çabej e pati shprehur sepse ishte i bindur se gjuha pasqyron një komb, ajo është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij. Çabej edhe më tej mbron këtë tezë duke thenë troç se shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është një tregues i nivelit të kësaj kulture. Prandaj ringjalljet kombëtare kudo e në çdo kohë kanë shkuar hap më hap me pasurimin e pastrimin e gjuhës edhe te ne do të duhej të veprohej ngjashëm. Dihen shumë shembuij,por po përmend vetëm Irlandën dhe Turqinë. Në Irlandë, menjëherë pas shkëputjes prej Britanisë së Madhe dhe fitimit të pavarësisë, po edhe më parë, gjuhëtarët hapën shkrimet e vjetra, që i kishte mbuluar pluhuri i kohës, dhe qitën në dritë leksema të moçme të gjuhës që s'i njihte më kurrkush, që kishin qenë përdorur disa shekuj, mbase edhe njëmijë vjet më parë, dhe i shtinë në shkollë e në qarkullim, edhe sot janë në përdorim të përgjithshëm. Në Turqinë qemaliste, në vazhdim të punës që pat nisur më parë, sidomos Sami Frashëri, për pastrimin e gjuhës nga fjalët, shprehjet dhe ndërtimet sintaktike arabe e perse që e kishin mbuluar, me reformën gjuhësore që nisi në vitin 1928, u hulumtuan një varg fjalësh të turqishtes (osmanishtes) së vjetër dhe të disa të tjerave gjuhë turke të Azisë, dhe këto të gjitha dhanë një ndihmesë të madhe në pastrimin e gjuhës dhe pasurimin e saj me lëndë vendi.Shtrohet pyetja ,e pse mos të ndjekin këta shembuj edhe shqiptarët… ?!Besoj se pajtoheni se është e vërtetë se me punën e kryer gjer më sot, një pjesë e toponimeve është spastruar, siq mmund të ilustrohet me emrin e qytetit të Skënderajt! Kjo jo veq që është një detyrë shkencore, por njëkohësisht dhe kombëtare. Nuk është aspak një shenjë shovinizmi çrrënjosja e këtyre toponimeve,sepse shqiptari nuk e ka traditë shovinizmin.
Prandaj, besoj se ndër detyrat e rëndësishme të shtetit të ri të Kosovës, pas njohjes ndërkombëtare dhe pas sigurimit të ulëses në OKB, hap vijues tjetër i bashkërenduar institucionalë do të duhej të ishte edhe çrrënjosja e toponimeve të sllave të imponuara dhe të vena dhunëshem në terren ,dokumente administrative dhe harta të kohës. Për realizimin e këtij projekti kapital kombëtar pas nismës së shkelqyeshme të pasluftës çlirimtare të UÇK-së nga Komision profesionistë, i përbërë nga bashkëpunëtorë të lartë shkencor të Institutit Albanologjik dhe atij Historik të Kosovës,të cilët arritën që ndoshta me nguti ,por së paku në të gjitha komunat e Kosovës, rikthyen emertime të vjetra dhe kështu zëvendësuan me emertime të mirefillta të gjitha fshatrat e qytetet Kosovës.Jam i bindur se përkundër punës së mirë që është bërë dhe shumica e këtyre emertimeve tashme janë pranuar nga popullata dhe me këta emra tash thirren fshatrat e qendrat komunale ,megjithëatë duhet të pajtohemi se kjo punë është bërë pak me nxitim dhe mund t’i bëhen disa vërejtje sepse nuk është shterrë gjithë materiali onomastik i kësaj pjese të Shqipërisë dhe nuk është arritur objektivi final i këtij Komisioni.Por le të jetë ky shkrim imi si një thirrje,si një gur i vogël për shkencën dhe institucionet e Kosovës,qe në momentin kur do të krijohen rrethana të favorëshme të vazhdojë ndërtimi në kështjellën e onomastikës në veçanti, e të gjuhësisë shqiptare në përgjithësi, që do të rikthehen toponimet që meritojnë vendbanimet e Kosovës dhe të çrrënjosën përjetësisht të gjitha emërtimet e dhunshme! Ky hap jo veq që do të përshendetjej nga gjithë banorët josllavë në Kosovë,por brezave të rinj do t’ua lehtësonim një punë që është e jona! Dihet se vështirësit të mëdha do të dalin përpara dhe për problemet gjuhësore, historike, etnografike,por edhe politike…!
Jam i vetëdijshëm për vështirësitë e mëdha që dalin përpara dhe për problemet gjuhësore, historike, etnografike, por fort besoj se ky do të ishte një kontribut i madh për kulturën e popullit shqiptar dhe të ardhmën e tij. Njëra nga çështjet më thelbësore e të diskutueshme e që mendohet se do të krijojë kundërthënie është bartja e këtyre emertimeve nëpër hartat e gjithë shteteve të Globit…! Mirëpo, është moment mjaft i favorshëm kjo përiudhë politike e ecjeve tona që krahas njohjeve të ndryshohen jo veq kufijtë e Kosovës,por edhe toponimet…!Pas përpjekjeve të parreshtura shekullore për çlirim she arritjës në këtë stad të rrugëtimit tonë,me këtë do të arrihej edhe sforcimi i argumentit dhe mposhtja e dilemave për autoktoninë tonë në këto hapësira.Pra bëjë thirrje,që institucionet e shkencës dhe ato të vendimmarrjës të përgatiten qe toponomastika shqiptare të rikthehet në hartat e atllaset botërore. Pra të rikthehentë gjithë emrat e qyteteve, emrat e rrjedhave të ujit, maleve, shkëmbinjve, luginave etj., sipas fonetikës së gjuhës shqipe ,me një shtresim të lashtësisë së toponomisë që nga koha antike e deri në ditët e sotme.
Pra, onomastika është gur themeli, si lëndë e parë që hap shtigjet e dëshmisë së pranisë historiko– gjuhësore dhe të vazhdimësisë së pandërprerë iliro– shqiptare në këto hapësira të Gadishullit Ballkanik.Vetëm kështu ,me provat e argumentet toponomastike do të dëshmohej kudo,edhe në Gjykatën e Hagës se shqiptarët në hapësirën e Ballkanit janë popull autokton dhe se këtu jetuan me shekuj nga antikiteti e deri sot pandërprerë. Kudo, në studimet e prof. Eqrem Çabejt, vertetohet se toponimet dëshmojnë për autoktoninë e një populli nëpër perioda të caktuara historike. Çabej pajtohej se toponimet janë më të qëndrueshme nga antroponimet e patronimet. Për këto fakte,mund të them se vendbanimet,hidrografia ,mallet e fushat e kësaj popullsie të lashtë, autoktone, meriton emra të gurrës shqipe gjithë kësaj pasurie shpirtërore. Pra,e ripërseris thirrjen qe të rikthehen emrat e vendeve që kanë ekzistuar më parë, por sot janë ara, djerrina, ka shumë rrënoja, emra vendesh që quhen “kisha”, emra shenjtorësh etj. Kështu, mendoj se do të korrigjohet padrejtësia historike,sepse pas largimit të pushtuesve otoman nga këto troje, ardhacakët e kolonizatorët serbë, filluan proçesin e asimilimit, e sllavizimit të toponimeve dhe çdo gjëje tjetër me origjinë shqiptare.Qeveritë dhe administratorët serbë përdorën një metodë tendencioze me qëllim të caktuar, që t’i përkthejnë toponimet në gjuhën serbe, që të zhdukë dalëngadalë gjurmët e lashtësisë.Kolonizatorët angazhuan edhe “studiuesit” e vet në terren për ndërrimin e toponimeve.Por,është e argumentuar shkencërisht se përkundër gjithë këtyre trysnive të kolonistëve sllavë, toponimet e këtij rajoni i kanë qëndruar (rezistuar) kohës, ngase vendasit emërtimet e vendeve në jetën e tyre të përditshme i përdornin dhe i shqiptonin sipas normës dhe natyrës së gjuhës së trashëguar nga të parët e tyre.
Kjo thirrje imja le të kuptohet drejtë nga qarqet shkencore dhe politike si një veprim i drejtë dhe i natyrshëm që edhe ne si çdo komb t‘i shkruajmë dhe t‘i shqiptojmë toponimet tona sipas normave e rregullave të gjuhës kombëtare.Madje ,regjistrimi i toponimeve në mënyrë të drejtë është kërkesë e kohës .
Pas këtij hapi,mendoj se , rëndësi të madhe paraqet edhe ndryshimi patronimik - mbiemrat familjarë, emrat e lagjeve, familjeve dhe ofiqet (llagapet) e lloj-llojshme, të cilat janë krijuar më herët dhe janë trashëguar brez pas brezi deri në ditët tona.Po ashtu,veprim vijues i administrative komunale ,gjithënjë në bashkëpunim me njerëzit e shkencës është edhe çrrënjosja e materialit onomastik me origjinë sllave qe ka të bëjë me emërtimet gjeografike, që shënojnë ara, livadhe, male, kodra, kroje, përrenj, mrize, lëndina, lugje, roga, gropa, lisa, shkëmbinj, gur, udhë, shpella, mullinj, varreza, kala, troje të moçme etj, që ruajnë në vazhdimësi gjurmë të lashtësisë.Kadastri i Kosovës u ndrruae zhduk dhunshëm te rikthehet në mënyrë të dinjitetshme e të kulturuar!