Zgjedhjet, dhomat e fshehta të votimit si në 2007-ën
KQZ miratoi sot në mbledhjen e radhës modelin e dhomës së fshehtë për votimet e 28 qershorit qe do te jene pikeisht ato qe u perdoren ne zgjedhjet lokale te 2007-es. U la për diskutimin e radhes modeli i zarfave të sigurisë
TIRANË - Modeli i dhomave të fshehta për votimet parlamentare të 28 qershorit 2009 do të jetë si ai i zgjedhjeve vendore 2007. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot në mbledhjen e radhës modelin e dhomës së fshehtë për votimet e 28 qershorit, ndërsa la për diskutim të mëtejshëm modelin e zarfave të sigurisë që do të përdoren në këto zgjedhje.
Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, tha se "në mbledhjen e sotme u miratua në parim që në zgjedhjet e 28 qershorit të përdoren në qendrat e votimit ai model që është përdorur në zgjedhjet vendore 2007, pasi ka rezultuar se është komod për zgjedhësit dhe siguron fshehtësinë e votës".
Dhoma e fshehtë, e përdorur në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 2007, është e përbërë nga dy pjesë kryesore prej kartoni. Pjesa mbështetëse me përmasa 105 cm lartësi, 54 cm x 40 cm, përmasa syprinë dhe pjesa e fshehtë. Këto përmasa i sigurojnë votuesit një votim komod dhe të sigurt. Modeli i kësaj dhome të fshehtë është përdorur dhe përdoret në shumë vende dhe ka rezultuar si një nga modelet më të përshtatshme për kryerjen e procesit të votimit.
Edhe dhomat e votimit për personat me aftësi të kufizuar do të jenë të të njëjtit model si i dy viteve më parë.
Lidhur me modelin e zarfave të sigurisë, që do të përdoren në administrimin e fletëve të votimit gjatë vlerësimit të numërimit të tyre nga grupet e numërimit, Subashi sqaroi se kjo çështje do të rishqyrtohet më me hollësi në mbledhjen e ardhshme.
(d.b/BalkanWeb)