E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvritet me plumb ish-kreu i PD-së së Vlorës

I ka dhënë fund vetes me një plumb në gjoks një prej themeluesve të Partisë Demokratike në Vlorë. Policia dyshon se ish-kreu i demokratëve të qytetit bregdetar në vitet 2003-2004 mund ta ketë kryer vetëvrasjen në kushtet e depresionit 

VLORE-Ish-Kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Vlores, Shpetim Xhyheri është vetvrarë në kushtet e depresionit të rëndë psikologjik. Ngjarja ka ndodhur në mesditë, disa minuta më parë në lagjen “15 Tetori” pranë Bashkise së qytetit ku dhe banonte viktima. Xhyheri ka vendosur t’i japë fund jetës me një plumb në gjoks për shkaqe që ende nuk bëhen te ditura. Sipas burimeve policore nje nga pistat e mundshme dyshohet te kete qene depresioni si shkak të një semundjeje të pashërueshme, ajo qe e ka cuar Xhyhelin te marre kete vendim fatal duke i dhene fund jetes.
Xhyheri është një emer i njohur në qytetin e Vlorës pasi ka qënë më parë, kryetar i degës së PD-së në këtë qytet, në vitet 2003-2004. Ai ka qene një prej themeluesve të PD-ne Vlore si dhe ish-drejtor i portit te qytetit bregdetar. Disa muaj me pare Xhyheri ka dhene doreheqjen nga post i kreut të Policise Ndërtimore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›