Feith: Shqipëria, model për Kosovën

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICO), Pieter Feith, pas takimeve me drejtuesit shqiptarë në Tiranë, ka vlerësuar se përparimi i madh i Shqipërisë, integrimi në NATO dhe rrugëtimi evropian duhet të shërbejnë si model për Kosovën.
Sikur transmeton BalkanWeb, pas një takimi që pati me presidentin Bamir Topi, Feith ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin në emër të Kosovës dhe popullit kosovar për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria ka dhënë, sidomos gjatë procesit të njohjeve ndërkombëtare.
“Përpjekjet profesionale të qeverisë tuaj, ne i vlerësojmë jashtëzakonisht shumë për rritjen e numrit të njohjeve të reja”, ka theksuar Feith.
Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë ka shtuar se një tjetër fushë ku Kosova pret shumë nga Shqipëria është bashkëpunimi më i ngushtë ekonomik.
Nga ana e tij, presidenti Topi ka theksuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe njohjet e mëtejshme të pandalshme.
Feith është pritur edhe nga kryeministri Sali Berisha. “Tashmë u vërtetua se pavarësia e Kosovës ishte shumë e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin ne Ballkan. Në këtë kontekst, Kosova duhet të punojë në vazhdimësi, për njohjen e pavarësisë, edhe pse tashmë pavarësia është e pakthyeshme”, ka thënë Berisha.
Sipas një komunikate të Kryeministrisë shqiptare, Feith është ndarë i impresionuar për ndryshimet e bëra në Shqipëri, që nga vizita e tij e fundit, në këtë vend.
Ai vlerësoi faktin se Shqipëria ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol stabilizues në rajon.
Pieter Feith, gjithashtu ka përgëzuar për projektet madhore të realizuara në vend, me impakt të rëndësishëm, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, si në rastin e rrugës Durrës – Kukës.
“Kosova po zhvillohet, institucionet e saj po konsolidohen dhe se po punohet për njohjen e pavarësisë, për stabilitetin dhe progresin e vazhdueshëm te vendit. Zyra Civile Ndërkombëtare po punon ngushtësisht në përkrahje të institucioneve kosovare, në drejtimin të afrimit të Kosovës drejt BE-së. Gjithashtu, Zyra Ndërkombëtare Civile është duke punuar për njohjen më të madhe të Kosovës, për pranimin e saj, në institucionet ndërkombëtare dhe konsolidimin e Kosovës, si shtet i pavarur”, ka thënë Feith.