E Diel, 1 Nëntor 2026

"Remzi Hoxha", Agim Shehu: I gatshëm të shkoj në gjykatë

Drejtorin e ri të Investigimit
te Tatimet,
Agim Shehun, e gjen
në zyrën e tij në afërsi
të stadiumit "Selman Stermasi".
Pranon me kënaqësi t‘i përgjigjet
telefonit, megjithëse numri
ishte i panjohur. Madje të lë
takim për të sqaruar gjithçka
që është publikuar në media në
lidhje me personin e tij, sipas
të cilave ish-drejtori i përgjithshëm
i Policisë së Shtetit do të
thirret forcërisht në Gjykatën e
Krimeve të Rënda, në procesin
e zhdukjes së Remzi Hoxhës. I
përpiktë si një ushtarak, megjithëse
mbi shpatulla mban gradën
e gjeneralit, Shehu pranon
që sqarojë të gjithë opinionin
publik se në adresë të tij nuk
është dërguar asnjë fletëthirrje
nga gjykata apo prokuroria për
të dëshmuar në këtë proces. Madje
deklaron se nuk ka kurrfarë
dijenie nëse gjykata ka dhënë
një urdhër të tillë, për shoqërimin
e tij me forcë. Ai thotë se
gjatë punës si zëvendësministër
i Brendshëm dhe drejtor i Policisë
së Shtetit ka vepruar sipas
ligjeve dhe nuk ka asnjë dijeni
se për çfarë mund të shërbejë
dëshmia e tij në këtë gjykatë, në
procesin ku janë të pandehur
katër ish-punonjësit e SHIK-ut
në vitin 1995.
Respektoj ligjin
Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm
i Policisë së Shtetit,
Agim Shehu, ka deklaruar se në
adresë të tij nuk ka mbërritur
asnjë fletëthirrje për dëshmi në
Gjykatën e Krimeve të Rënda, në
procesin për zhdukjen e Remzi
Hoxhës, megjithëse pranon se
do të respektojë institucionet
kushtetuese nëse i dërgohet zyrtarisht
një shkresë e tillë. Në një
prononcim për gazetën "Shqip",
Shehu, aktualisht drejtor i investigimeve
në Drejtorinë e
Përgjithshme të Tatimeve, thotë
se nëse i dërgohet fletëthirrje
do të japë shpjegime për ato
çfarë di për rastin konkret,
megjithëse ngjarja ka ndodhur
13 vite më parë dhe rutina e
detyrës mund t‘i ketë fshirë
kujtesën. Gjithsesi, ai sqaron se
ka një detyrë pranë Ministrisë
së Financave me një adresë të
saktë. Po ashtu saktëson se ka
një shtëpi po publike, si dhe
një avokat publik, ku mund t‘i
ishte dërguar fletëthirrja. Por,
siç thotë edhe vetë, një gjë e
tillë ende nuk ka ndodhur. Gjatë
bisedës, ku pranon të publikojë
vetëm një detaj, atë që gjykata
nuk i ka dërguar fletëthirrje. Ai
thotë gjithashtu se do të sqarojë
gjithkund të vërtetën, pasi në
ish-detyrën e tij pas viteve ‘90,
ka zbatuar detyrën dhe ligjet e
shtetit shqiptar.
Procesi
Gjyqi për zhdukjen e Remzi
Hoxhës është në fazën e mbledhjes
së dëshmitarëve. Deri tani
kanë dëshmuar disa dëshmitarë,
ish-funksionarë të Shërbimit
Informativ, si dhe ish-zyrtarë të
Policisë së Shtetit në vitin 1995.
Kanë dhënë shpjegime edhe
dy ish-ministra të Brendshëm,
Agron Musaraj dhe Halit Shamata.
Gjatë procesit gjyqësor,
është lexuar dëshmia e të ndjerit
Bashkim Gazidede, ish-drejtori
i SHIK-ut në vitin që është zhdukur
Remzi Hoxha. Gjithashtu
është kërkuar dëshmia e Fatos
Klosit dhe Agim Shehut. Klosi,
sipas pretendimeve të gjykatës,
nuk është paraqitur në gjykatë,
duke refuzuar disa fletëthirrje.
Në një prononcim për gazetën
"Shqip", Klosi pohoi se do të
japë shpjegime për gjithçka di.
Ndërsa Agim Shehu thotë se në
adresë të tij nuk ka mbërritur
asnjë fletëthirrje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›