E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje tjeter leter pa pergjigje

Duheshin disa dite per te kuptuar se letra qe Komisioneri per Zgjerimin e Bashkimit Europian Shtefan Fyle i dergoi javen e kaluar kreut te qeverise shqiptare Sali Berisha do te mbetet pa pergjigje. Pa pergjigje jo vetem ne planin e shkembimeve kancalereske por as ne ate te problemeve qe shtroheshin ne ato radhe te nisura nga Brukseli ne ato radhe ne krye te te cilave shenohej I dashur Kryeminister. Por pavaresisht kesaj hyrjeje etike konfidenciale letra e Komisionerit per Zgjerimin e BE ndash se eshte e qarte qe nuk permbante ne asnje radhe dhe ne teresi kerkesa personale. Perkundrazi nepermjet saj shprehej shqetesimi i Komisionit Europian i cili mbetet ne pritje qe zgjedhjet lokale te majit 2011 ne vendin tone te zhvillohen ne perputhje te plote me standardet e njohura nderkombetare per zgjedhje demokratike ashtu sic i takon nje vendi i cili ka aplikuar per tu anetaresuar ne Bashkimin Europian.
Nuk eshte hera e pare qe i terhiqet vemendja politikes shqiptare per te plotesuar angazhimet e ndermarra ne adrese te Brukselit dhe detyrimet qe rrjedhin prej ketyre angazhimeve. Mirepo fakti qe se paku prej mese nje viti plotesimi i ketyre angazhimeve eshte vleresuar si nje enderr ne sirtar me sa duket e detyron nje perfaqesues te nivelit te larte te Komisionit Europian qe tani te lere menjane etiken diplomatike dhe te ashpersoje tonet duke i kujtuar Kryeministrit te Shqiperise se rekomandimet e OSBE/ODIHRndashit jane adresuar ketu ne kohe ne menyre qe ne kete vend ballkanik te mundesohet qe te realizohen plotesisht me te gjitha potencialet e tij zgjedhje demokratike te standardeve te larta se ky qellim progresist do te duhej te kerkonte pa dyshim qe reforma zgjedhore te arrihej nepermjet nje bashkepunimi te gjere politik dhe nje mbeshtetjeje te plote ne Parlament.
Perkunder ketyre formulimeve te qarta per hapat qe duhet te hedhe urgjentisht Shqiperia ne rrugen europiane ketu brenda vendit gishti drejtohet gjetke duke u artikuluar ne fillim nga goja e Kryetares se Kuvendit se Shtefan Fyle i ishte drejtuar ne kete rast opozites dhe jo koalicionit qeverises. Si keshtu kur letra zyrtare e Komisionerit jo vetem qe i drejtohej vet Kryeministrit te Shqiperise por edhe qe duke shprehur preokupimin rreth mungeses se progresit ne normalizimin e situates politike pikerisht atij edhe si kryetar i Partise kryesore ne Qeveri i kerkohet qe te ndaje me lideret e partive te tjera pergjegjesine per zgjidhjen e kesaj rruge pa krye
Por jo Sali Berisha nuk deshiron ti njohe vetes asnje pergjegjesi duke e spostuar kete ne krahun e majte te politikes vendase dhe ne kete menyre duke injoruar edhe mesazhet e dhena prej Brukselit. Pikerisht ato mesazhe permes te cilave konkretisht do te duhej te inkurajohej ai per te kontribuuar drejt arritjes se nje zgjidhjeje kompromisi e cila ndash sic thuhet ne tekstin e derguar ndash duke siguruar transparencen dhe respektimin e Kushtetutes do te garantonte edhe nje aktivitet te plote ne Parlament. E pra keshtu ne Tiranen zyrtare nuk i lihej me vend per shfajesime. Prandaj Kryeministri gjeti menyren maje gureve te Gjirokastres per te shkrehur nje bresheri te tere poplash ndaj opozites Ata te cilet perdorin letra si argument per te mos u angazhuar ne zgjidhjen e problemeve gabojne rende shume. Letra eshte nje leter qe fton kompletimin e reformes zgjedhore.
Mire xhanem po cila eshte baza e krizes politike te zgjatur qe perben edhe nje pengese reale per kompletimin e reformes zgjedhore Pergjigjen e drejtperdrejte te kesaj pyetje Berisha e anashkalon dhe vithiset kalldremeve te prishura Kreut te opozites i eshte thene harto cdo amendament per zgjedhjet e ardhshme dhe qeveria ti votoje ato pa asnje modifikim por me nje kusht qe te marre nje opinion ne Komisionin e Venecias ose ne OSBE/ODIHR. Atehere kush do ti duhej ti drejtohej ketij Komisioni Opozita se ciles si cdo force tjeter politike nuk i merret parasysh kerkesa apo qeveria e drejtuar prej tij si organ shteteror i rendesishem Ja tek fle lepuri. Domethene jo ne barkun e Edi Rames qe Berisha se nxirrka dot por brenda atyre musendrave te murosura shtate pale apset e te cilave ky i ka varur ne brez te vet. Eumlshte fjala per transparencen e votave te zgjedhjeve te kaluara qofte edhe te nje te tretes se zonave qe raportet e grupit te vezhguesve te ODIHR - it i vleresuan te numeruara keq ose shume keq prej nga buroi dyshimi i arsyeshem per legjitimitetin e kesaj maxhorance qeverisese te drejtuar prej ketij Kryeministri.
Dhe keshtu ky lsquoburre shteti me hapat e tij galope te stervitur ne terrene shkembore deliron tani ta shperfille dhe ta kaperceje Brukselin per tu hedhur pertej Atlantikut Une aleati me strategjik i SHBA-se ndash deklaron ai nga Gjirokastra duke shpresuar qe bashkeqytetaret e tij ta kene harruar tashme edhe nje tjeter leter te para disa muajve se ciles perseri dhe per te njejtin problem Kryeministri shqiptar nuk i ktheu pergjigje. Nje leter qe me 23 prill te ketij viti ia dergoi Sali Berishes Zevendeskryetari per Europen i Komisionit te Jashtem ne Kongresin Amerikan duke u shprehur se e nxiste qe per zgjidhjen e krizes politike ne vend te hapte kutite e materialeve zgjedhore ne mes te te cilave edhe fletet e votimit. Dhe permbajtjen e kesaj letre opinioni publik e mori vesh disa dite me vone vetem nepermjet mediave. Sepse ai qe i adresoheshin keshillat nga Uashingtoni nuk kishte nge te kthente pergjigje teksa pershendeste me cinizem te pashoq nga dritarja e zyres se vet dhjeteramijerat e demonstruesve qe kerkonin te dinin se ku vajten votat e tyre.
Mirepo me kalimin e muajve gjendja ne Shqiperi nuk u permiresua. Perkundrazi kriza mori permasa komplekse qe reflektohet ne revoltimin e qytetareve nje numer gjithnje e me i madh i te cileve po lengojne ne papunesi dhe varferi ekstreme. Ne ate varferi e cila nuk i lejon ti gezohen as mundesise se shpejti te liberalizimit me se fundi edhe per lsquota te vizave per ne lsquozonen Shengen. Ne nje kohe qe duket mjaft e zymte sinoptika per shqyrtimin gjate muajit te ardhshem ne Parlamentin Europian dhe ne Keshillin e Ministrave te Jashtem te BE ndash se e dhenies Shqiperise te statusit zyrtar si vend kandidat per anetaresimin ne Union. Pikerisht paralajmerimi per mosaktivizimin e Komisionit Europian ne hedhjen e nje hapi te tille pro vendit tone pra per mungesen e justifikimit te propozimeve te KE ndash se per afrimin terheqjen e e Tiranes drejt Brukselit nese kriza politike dhe ajo parlamentare apo institucionale ne Shqiperi do te vazhdoje prezente me sa merret vesh do te jete pasoja e indiferences qeveritare ndaj nje letre te tille me permbajtje ultimative si kjo qe mban firmen e Shtefan Fyles.
Te mos jete ne gjendje Kryeministri yne qe te kuptoje efektet e kesaj pasoje Pa dyshim qe nuk mund ti jepet nje shpjegim pohues kesaj pyetje. Por ashtu sic ka shfaqur ne vazhdimesi karriera politike e Berishes ky asnjehere nuk mund te pajtohet me cdo gje qe do tia rrezikonte protagonizmin personal ne jeten publike te vendit apo edhe me gjere. Qenka me mire qe ngjarjet e ndodhura per hir te te gjithe shqiptareve ose te dashamiresise se faktoreve nderkombetare ti pervetesoje si merita vetjake duke i propaganduar edhe me ekzaltime folkloristike sipas te cilave liberalizimi i vizave eshte data me e madhe historike per shqiptaret qe nga koha e Skenderbeut. Ashtu sikurse vjet ne kohen e festimeve per 60 vjetorin e krijimit te Aleances se Atlantikut te Veriut Berisha e propagandonte anetaresimin e vendit tone ne NATO si nje enderr shekullore.
Tani sipas te gjitha gjasave te mundshme kesaj fryme kuterbuese qe kerkon te perhape Sali Berisha veshtire te jene te shumte ata qe do ti rezistonin pa iu shmangur nje dite e me pare. Megjithate per sa kohe te zgjase kjo gjendje cdokush do ta kuptonte gjithnje e me teper gjithnje e me mire se letra te tilla me permbajtje ose sugjerime konstruktive si ajo e derguar se fundmi nga Brukseli per Tiranen zyrtare nuk do te kishin asnje efekt pozitiv. Madje do te te kujtonin subjektin e nje tregimi te Cehovit sipas te cilit nje djalosh jetim ende i mitur qe rropatej si cirak ne nje fshat te larget nje dite arriti te shkruante fshehurazi nje leter ku ankohej per mundimet e tij dhe ku shprehte mallin pervelues per te afermit. Ne fund mbi zarf vuri vetem nje shenim Leter gjyshit dhe keshtu as autori i madh nuk i tregoi lexuesit te veprave te tij se sa kohe iu desh djaloshit te mjere te priste me kot pergjigjen e asaj letre qe rruges kishte humbur.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›