Perse i besoj Hillari Klintonit
TIRANE- Ne jemi ketu madje do te vijojme te jemi.Mesazhi ne fjale u dha i qarte gjate turit ballkanik qe zonja Klinton zhvilloi ne mes-jave ne rajon. Dhe ndoshta jo rastesisht ajo zgjodhi arenat e hapura per te amplifikuar qendrimin amerikan mbi fatin e neserm te Evropes Juglindore. Fillimisht ne teatrin kombetar te Sarajeves e me pas mes nje grupi te rinjsh kosovare zonja Klinton u kujdes te siguronte here diplomatikisht e ne nje rast tjeter ne menyre te drejtperdrejte faktin se vemendja e Uashingtonit nuk eshte larguar nga rajoni me gjithe problemet dhe vatrat e nxehta ne rajone te tjera tek te cilat i duhet te jete prezent Uashingtoni zyrtar. Dhe si per te certifikuar kete qendrim zonja Klinton u dha te gjitha garancite boshnjakeve serbeve dhe kosovareve kur u siguroi atyre ne bisedime te hapura apo ne tryeza te mbyllura se synimi yne eshte qe te mbetemi partnere te qendrueshem per ju. Por ne fakt nje partner do te thote thjesht nje partner pra ne kete rast nje mbeshtetje per disa shtresa te nivelit te dyte sic jane shoqeria civile apo mekanizma te tjera te te drejtave te njeriut me te cilat ajo edhe zhvilloi bisedime te hapura e masive. Pasi per me lart pra per politiken dhe diplomacine rruga i mbetet e hapur Bashkimit Europian. Cka do te thote se Hilari Klinton dhe administrata e saj e njohin dhe e respektojne rolin e Be-se si nje arbiter kryesor ne rajon edhe pse kane shprehur rezerva te herepashershme per efikasitetin e nje arbitrimi te tille. Kjo u lexua edhe gjate misionit te saj te fundit ne Ballkan. Pra zonja Klinton beri kujdes te mos shkele ne ate terren ku do ti duhet evropianeve te ecin me diplomacine e tyre qofte ne drejtim te Beogradit apo ashtu edhe ndaj Prishtines zyrtare. Keshtu gjate qendrimit te saj ne Beograd zonja Klinton pervecse vemendjes dhe mbeshtetjes verbale la te kuptoje se Uashingtoni nuk mund ti ofroje asgje konkrete Serbise. Aktualisht raportet ekonomike mes dy vendeve mbeten te vakta nderkohe qe mbeshtetja amerikane per Serbine ne aspiraten e saj drejt integrimit europian mbetet vetem ne nivele retorike. Amerikanet e dine se Evropa Juglindore nuk eshte sot ne nje krize as ideologjike as fetare e as etnike por eshte Serbia ajo qe gjeneron disa hendeqe te medha dhe nderton situata te rrezikshme fale nje mendesie religjioze dhe etnike. Nderkohe qe edhe ne Prishtine shefja e diplomacise amerikane nuk u kursye ne presionet e saj ndaj lidershipit kosovar ne ate qe u cilesua si bisedime konkrete me Beogradin i cili sipas disa ballkanologeve amerikane ka shkuar me larg sec pritej ne leshimet e shumta qe ka bere pas rezolutes se fundit te OKB-se. Pra shihet se zonja Klinton nuk mund te shkonte me tej ne misionin e saj ballkanik. Pra jo mesazhe e propozime konkrete por thjesht nje rikujtese per te gjithe ne rajon e me gjere.Ne vijome te jemi ketu dhe ketu do te qendrojme.Dhe kjo kujtese nuk leshohet si rastesisht. Pasi ne Uashington e dine se formula europiane per progresin ne rajon mbetet ende per tu testuar. Ne kancelarite kryesore te BE-se kjo formule po perkthehet si bisedime teknike te tipit pasaporta dogana levizje e lire apo ceshtje te tjera te nivelit te dyte mes Serbise e Kosoves. Por amerikanet nuk jane ne kete linje dhe hedhin mbi tryeze nje tjeter zgjidhje te tipit amerikan i cili shkurton rruge e kohe. Jo qendrime ndaj sovranitetit te Kosovesjo ndarje e territoreve te sajjo presione diplomatike apo leshime ne kembim te anetaresimit te Kosoves ne OKB. Sepse ne Uashington e njohin por e dine kete edhe diplomatet europiane se kalkulimet e gabuara politike jane me shume rregull se sa perjashtim ne Ballkan cka do te thote se ne kete rajon cdo negociate behet mbi nje toke te minuar. Duke e ditur kete formule mesohet se zonja Klinton nuk eshte kursyer ne rezervat e saj edhe ndaj lidershipit Kosovar kur u ka bere atyre me dije se ka kaluar koha e hezitimit dhe loja me kohen. Pra Prishtina duhet te vendose te zbrese ne bisedime duke luajtur fort ne lojen e gjate dhe te veshtire me serbet. Dhe loja do te luhet duke respektuar disa parakushte gjate procesit negociator mes Prishtines dhe Beogradit parakushte te cilat sipas amerikaneve do te thote jo destabilizim rajonal dhe qe do te duhen te pranohen edhe nga evropianet. Pak dite me parene prag te vizites se zonjes Klinton ne Ballkan Filip Gordonndihmes sekretari per ceshtjet europiane ne Departamentin e Shtetit beri me dije se qendrimi yne eshte se keto do te jene bisedime mes te barabarteve dhe nje mundesi qe te dyja palet te ecin perparaduke zgjidhur ceshtjet e nevojshme qe lejojne palet te ecin drejt integrimit te Evropes.Te njejtin pozicion parashtroi edhe zonja Klinton si ne Beograd ashtu edhe ne Kosove duke lene te kuptoje se tani ka ardhur koha qe mos te kete me vonesa ne zgjidhjen e problemeve mes Kosoves dhe Serbise. Mesazhi u ka kujtuar gjithashtu evropianeve se aleatet duhet ti zgjidhin nje here e mire mospajtimet e tyre qe kane per rajonin dhe te arrijne nje mirekuptim per ate qe do te perbente nje rezultat stabilizues perpara se negociatat te nisnin te deshtuara.
G.SH/BalkanWeb
G.SH/BalkanWeb