I prapambeturi Rama serish ngeles tek anti-politika e ndotjes...
Nese nuk e keni kuptuar deri me tani Edi Rama na e ka thene edhe njehere tjeter se i quan kriminale vendimet e qeverise shqiptare te kryesuar nga kryeministri Berisha. I humburi i madh per te zhvleresuar humbjen personale perdor gjysme te verteta dhe i tregton sikur te ishin origjinale packa se jane krejt te paverteta. Akuza eshte e drejtperdrejte pasi Rama nenkupton se cdo vendim qe merr Berisha eshte kriminale. Kete damkosje Rama e prodhon me nje teori denigruese e spekulative deri me kulm pse banalizon ne bashkebisedim me ustallare te shtypit nje VKM me fjaline Berisha importon plehra nga Italia. Krejt paradoksale per nje drejtues opozite i cili meton te marre postin e kryeministrit ne te pritshmen apo jo Sigurisht qe eshte e ulet analogjia me ligjin e Fatos Nanos me 2004. Ai ligj ishte me te vertete nje bombe ekologjike sikunder eshte shprehur PD-ja ne ate kohe. Bile Rama duhet ta dije mire sepse flamurtar i kesaj fushate mediatike kundra atij Ligji ishte vellai i tij Koco Kokedhima. Ky i fundit si atehere me te drejte kundra Nanos per te fuqizuar Ramen perdori kete ligj per te fundosur qeverine Nano. Ashtu si sot ky njeri meton te dejonizoje qeverine me te njejtat teknika. Ndonese mjerisht per te Shqiperia nuk importon plehra nga Italia.
Teoria e plehrave eshte nje shpikje e genjeshtert krejt propagande bolshevike. Marrin nje vendim qeverie ate Per Mbrojtjen e Mjedisit dhe e permbysin ne nje ligj kundra Mjedisit. Madje shkohet deri aty sa premtohet se kur te vijme Ne PS-ja ne shumice do ta zhbejme ate ligj. Kemi te bejme me nje shtremberim te se vertetes. Sepse ky vendim i qeverise Berisha eshte nje rregullim ligjor dhe jo nje abuzim ligjor. Mjafton leximi i vemendshem per te konstatuar se ligji eshte konform standardeve europiane pasi mbetjet ndash sipas ligjit ndash do te jene te importueshme vetem nese jane te klasifikuara si te gjelbra. Ky detaj jo i vogel ne pamje te pare eshte shume i rendesishem per ligjin pasi zbaton kriteret e Konventes se Bazelit apo Katalogun Shqiptar te Mbetjeve prej nga sanksionohet se do te ndalohet importimi i mbetjeve te listave te mesiperme ne rastet kur ato permbajne mbetje e materiale te rrezikshme. Ndoshta keto informacione bazike dhe themeltare per nje ligj pro mjedisit edhe mund ti dine por afermendsh opozitaret nuk i thone. Afermendsh ne predikimin e xhumase Edi Rama zgjodhi edhe njehere tjeter insinuaten per te ngritur tym te zi sic kane ngritur paraardhesit e PS-se me Metalurgjikun e Elbasanit. Ajo po qe eshte nje katastrofe ekologjike dhe jo ky qe eshte nje vendim qeverie pro mjedisit. Eumlshte e ditur se te ndertosh nje Termo-vleresues ose thene shqip nje fabrike riciklimi te materialeve ndotese kushton se paku 100 milion dollare. Nuk ka asnje vendim qeverie qe thote te importohen plehra ne Shqiperi. E thene keshtu eshte shume banale.
Assesi Edi Rama cdo te xhuma mbledh nje tufe gazetaresh per tu predikuar te vertetat e medha sikur te ishte taleban dhe jo nje politikan i pergjegjshem. Pervec plehrave ai tha se ne arken e Shtetit mungojne 200 milione dollare dhe se Dritan Prifti tashme pa parti e ka rrugen e gjate per te ardhur ne gjirin socialist.
Mirepo te njejten gje Edvin Rama pat thene ne 2007 per socialistet e pergjegjshem qe votuan president Bamir Topin dhe mes tyre ishte edhe Paulin Sterkaj i cili sot pas tre vitesh e ka te hapur deren per tu rikthyer ne PS. Sidoqofte per te mos i devijuar ceshtjes aktuale importimit te plehrave edhe nese eshte e vertete do te behet sepse e kerkon industria ricikluese ne Shqiperi. Ligji ne fjale po ta lexosh me vemendje percakton se legjislacioni parashtron se plehrat do te perdoren per riciklim dhe perpunim nga kompanite vendase te cilat nuk e sigurojne dot ate qe kerkojne ne vend. Po ta lexosh ligjin kupton se leja eshte per nje vit dhe ka kontroll nga Ministria e Mjedisit dhe Doganat Shqiptare. Edhe ne qofte se materialet importohen nuk eshte se keta hidhen ne rruge por do te perpunohen dhe riciklohen dhe kjo do te thote para. Shikoni opoziten e degjeneruar ne shterpesi e cila thote se rrezikojme ardhjen e materialeve radio-aktive.