Një tjetër neoliberalizëm, si një doktrinë bazë e presidencës “Obama”
Nëse jeni diplomuar në Universitetin Amerikan “Princeton” gjatë pjesës së parë të shekullit XX, me shumë mundësi do të keni dëgjuar prej dekanit të atij universiteti, John Hibben, një nga fjalimet kryesore të hapjes së vitit akademik. Tema e tij e preferuar – që në atë kohë qe thuajse e përditshme, ishte që çdo njeri ishte një pjesë engjëlli dhe një pjesë demoni. Sipas atij këndvështrimi, jeta ishte një betejë për të larguar të keqen nga bota, duke mos rënë viktimë e pasioneve që janë brenda nesh.Ndoshta nuk do ta kishit dëgjuar me vëmendje atë fjalim, por më pas, me kalimin e kohës, impianti moral që nënkuptonte ato fjalë (që mbështillnin kulturën e asaj epoke), do të kishte mbetur brenda jush. Bashkë me gjeneratën tuaj do të kuptonit më mirë se ekzistonte “e keqja”, dhe nëse do kishte ngelur ndokush prapa, prezenca e Hitlerit dhe e Stalinit do t’u kishte bërë të qëndronit në gatishmëri. Do të kuptonit që është e nevojshme të luftonit të keqen. Në të njëjtën kohë, do të kishit provuar në ndërgjegje një defekt brenda vetvetes. Për të përdorur fjalët e një strategu të mirënjohur të Luftës së Ftohtë, George F. Kennan: “thelbi i çështjes është që, edhe pse fort i fshehur, ka gjithsesi pak absolutizëm brenda nesh”. Dhe kështu, kur jeni duke vepruar kundra se keqes, nuk do të shkoni më tej se drejtësia vetjake, ose nuk do mahniteni përtej idesë së pafajësisë vetjake. Edhe duke luftuar të keqen mund të korruptohesh.Në nivelin politik, mund të mendoni se do të ishte korrekte që të përdornim pushtetin nëpërmjet institucioneve. SHBA-ja parashikonte të luftonte me Bashkimin Sovjetik, por gjithmonë nëpërmjet Nato-s.. Siç tha Herry Truman, “duhet të gjithë të dimë, se, paçka se njohim superfuqinë e madhe, nuk mund të bëjmë gjithmonë atë ç’ka duam”. Duke qenë kështu punët, do të duhej të kishim mbështetur me entuziazëm përhapjen e demokracisë, duke qenë i vetmi sistem që adoptohet me natyrën njerëzore: fisnike, që është e pamundur të mos gabojë. Siç tha dhe teologu Reinhold Niebuhr” “ kapaciteti njerëzor për të qenë të drejtë e bën demokracinë të mundshme; shtytja njerëzorë drejt padrejtësisë e bën të nevojshme”.Me fjalë të tjera, do të ishit liberalë nga Lufta e Ftohtë/ Liberizmi nga lufta e ftohtë ishte në majë pas luftës, dhe pas saj shkoi duke rënë. Scoop Jacksone mbajti gjallë flakën në vitet ‘70, Peter Beinart, shkroi një libër me titullin “lufta e drejtë”, në të cilën hapte një shkollë mendimi me paraqitje moderne. Por, pas Vietnamit, maxhoranca e liberalëve e anashkaluan. Ishte bërë demode të flisje për të “keqen”. Disa liberalë arritën derisa të besonin në kapacitetin e mirë që ka njeriu, dhe në mundësinë të zgjidhnin gjithçka përmes negociatash. Disa ia dhanë fajin luftërave dhe ekzistencës së armëve, dhe mbështetën parimin e kontrollit të armatimeve. Të tjerë bazuan besimin e tyre politik në politikën e jashtme, për të qenë kundër çdo gjëjë mbi të cilën George ë. Bush, ishte në fakt dakord. Veç se Bush u shfaq një idealist në ndërtimin e kombeve, ata u bënë realistë të ngjashëm me Niksonin.Barack Obama nuk është bërë asnjëherë pre e kësaj ligjësie. Në javët e shkuara, ai rinxori një ide të realizmit kristian, disi të fshehur, që qeshte nën buzë liberalizmin e luftës së ftohtë dhe tentonte ta angazhonte atë në një botë tjetër. Raca e Obamës, sigurisht, që luan një rol vendimtar. Si një djalë i ri me ngjyrë, që është i vëmendshëm për çka ndodh rreth tij, Obama dëshmon një familjarizim me traditat e krishtere, dhe me idenë sipas të cilës njerëzia shkon vetiu drejt korruptimit. Por ai duhet të dëshmojë një familjarizim edhe me tragjedinë dhe ndjesitë që përcolli fjalimi inaugurues i Lincoln-it; duhet të shfaqë familjarizim edhe me pesimizmin e Niebuhr-it, i cili pati një influencë të madhe tek Martin Luther King Jr. Në vitin 2002, Obama tha se ishte kundër luftës në Irak, duke shfaqur gjithë avantazhin e të qenit liberal gjatë Luftës së Ftohtë. Ai shpjegoi se nuk ishte kundër luftës si e tillë, por kundër fiks asaj lufte në veçanti, paçka se direkt ai u fërshëllye nga publiku. Në vitin 2007, ai foli krejt me mënyrën me të cilën Niebhur formuloi mendimet e veta, kur deklaroi publikisht se “e pranoj idenë që në botë ekziston e keqja, që vuajtja dhe kundërshtia ekzistojnë, që duhet të jemi shumë të urtë për të besuar se këto gjëra mund të eliminohen. Por kjo nuk duhet të jetë një justifikim me anë të të cilit mund të bëhesh cinik, duke mos vepruar”.Fjalimet përmbyllëse të këtij viti të presidentit në ëest Point dhe në Oslo janë shpjeguese të pakundërshtueshme për avitjen ndërkombëtare liberale. Nga demokratë të tjerë kemi dëgjuar fjalime materialiste, kurse presidenti Obama shkon drejt teologjikes, kur flet për një “luftë thelbësore të natyrës njerëzore” midis të mirës dhe të keqes. Ai ka nënvizuar edhe më shumë idealet e aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe të historisë amerikane si një mjet të demokracisë, për prosperitet e drejtësi. Ai flet për një “interes strategjik”, për një Amerikë që duhet të “lidhet fort me disa rregulla veprimi”. Më shumë se gjithçka, ai flet për një paradoks në qendër të liberalizmit nga Lufta e Ftohtë, ose nga nevoja për të bashkërenduar “dy të vërteta që në pamjen e parë duken të ndryshme”: pra që lufta është një çmenduri, por edhe një nevojë”.Ai flet për nevojën e mbajtjes se një detyrimi moral për ta mbrojtur lirinë, pa u prekur nga një frenezi vetëshkatërruese. Gjithsesi, jo gjithmonë, presidenti Obama ka shfaqur një ekuilibër lidhur me këtë pikë. Ai gjithsesi i ka gjykuar si shfaqje negative pasojat që kanë rrjedhur nga protestat publike në sheshet të Iranit. Por doktrina e tij e re po duket prapëseprarë. Fjalimi i Oslos ishte njëri nga më të thelbësoret e presidencës, e ndoshta njëri nga më të rëndësishmit e të gjithë jetës së tij....