Gjykata rrëzon Ilir Matën, i hap rrugë prishjes së pallatit
TIRANE- Gjykata e Tiranës rrëzoi sot kërkesën e biznesmenit Ilir Mata, kunatit të deputetit të PS, Dashamir Peza për ndërprerjen e prishjes së pallatit në qendër të Tiranës.Gjyqtarja Arjana Caco, e cila ka shqyrtuar dosjen e ka konsideruar të pabazuar në ligj kërkesën e kreut të shoqërisë së ndërtimit TTA-ALBA-LAM shpk.Mata dorëzoi kërkesën për ndërprerjen e aksionit të inspektoriatit të lartë të ndërtimit, pas prishjes së 3 prej 12 kateve të pallatit më 7 dhjetor 2009. Në padinë dorëzuar në gjykatë kërkohej të shpallej i pavlefshëm akti administrativ për prishjen e pallatit si dhe të ndërpritej aksioni.Aksioni për prishjen e këtij pallati shkaktoi mjaft polemika mes kampeve politike. Deputetet e majtë e konsideruan aksionin si sulm te kryemsinistrit ndaj opozitës, nga ana tjetër u deklarua se në të gjitha rastet ku konstatohen abuzime do të ndërhyhet për prishjen e objekteve.(s.g/BalkanWeb)