Premtimet jooptimiste për një ndryshim të regjimit të Iranit, në 2010-n
Nga Stephen F. Hayes (Weekly Standard)Kur ishte kandidat për president të Shteteve tw Bashkuara të Amerikës, Barack Obama u zotua të takohej me liderët e shteteve “batakçinj”, pa kushte. Ai u shpreh në atë kohë se politika e huaj e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte bërë shumë agresive nën pushtetin e Xhorxh Bush-it. “Kemi kaluar shumë kohë duke dhënë leksione, por shumë pak kohë kemi kaluar duke dëgjuar”, tha ai. Administrata e Obamës duhet të përdorë “pushtet të fortë” për të ndryshuar gjithçka. Irani është testi i parë dhe më urgjenti. Presidenti i ri e nisi që herët këtë proces. “Në botën myslimane ne kërkojmë një rrugë që bazohet në interesin dhe respektin e ndërsjellë”, u shpreh Obama në fjalimin e tij inaugurues. “Ata që ngjiten në pushtet me anë të korrupsionit dhe mashtrimit, mospajtimit, e dinë mirë se ndodhen në anën e gabuar të historisë, por ne do t’i zgjasim dorën, nëse ata kanë vullnet ta hapin grushtin”.Fjalimi ishte në fakt një dorë e shtrirë. Përgjigja ishte një grusht i hapur. “Obama është dora e shejtanit me një veshje të re” u shpreh zëdhënësi i Ajatollah Ali Khamenei, lideri suprem i Iranit. “Shejtani i madh tashmë ka një fytyrë të zeshkët”.Obama nuk u dekurajua. Ai dha urimet e tij më të mira me rastin e vitit të ri iranian (viti hixhri që bie në mars) duke premtuar kësisoj “respekt dhe ndershmëri të ndërsjelltë”, administrata e tij më pas propozoi takime kokë më kokë për të diskutuar lidhur me çështjet nukleare. Obama gjithashtu i shkroi drejtpërdrejt Khameneit në maj të këtij viti, duke përsëritur shenja miqësie. Kur regjimi në mënyrë të paciptë manipuloi zgjedhjet presidenciale në maj, Obama refuzoi të pyeste për rezultatin (Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs më vonë i propozoi Ahmedinexhadit të bëhej “lider i zgjedhur” i Iranit). Kur regjimi pësoi plasaritje nga protestat paszgjedhore të shtrira në gjithë vendin - u burgosën liderët kundërshtarë dhe u vranë mjaft të tjerë - Obama u shqetësua “duke ndërhyrë” në debatet e brendshme në Iran dhe përsëriti premtimin e tij. Kur Irani dështoi të plotësonte afatin e fundit për t’u përgjigjur në bisedat lidhur me çështjen nukleare, Obama u bë paksa elastik deri në fund të vitit. Irani nuk arriti dot t’i përgjigjej vullnetit të mirë edhe në këtë rast. Kur u bind, përgjigjet ishin negative dhe armiqësore. Khamenei e akuzoi Obamën se po ndiqte “rrugë të gabuara”, ashtu si Bushi. Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad deklaroi se Irani ishte “duke shfaqur” çështjet nukleare dhe u zotua se Irani nuk do të “bisedonte kurrë” për programin e tij nuklear. Qeveria iraniane e akuzoi administratën e Obamës për përpunim të elementit kundërshtar dhe ironizoi dokumentat e tij private. Javën që shkoi, kur administrata e Obamës i kujtoi regjimit iranian afatin e fundit për bisedimet, Ahmedinexhad nuk i pranoi qortimet miqësore, duke thënë: “Ata thonë se e kanë falur Iranin deri në fund të vitit kristian. Kush janë ata, në fund të fundit? Jemi ne që u kemi dhënë atyre një mundësi”. “Komuniteti ndërkombëtar , shtoi ai, mund të japë afate sa të duam ne, as që duam t’ia dimë për këtë”.Problemi, nuk ishte i Xhorxh Bushit. Nuk ishte një mungesë vullneti nga ana e amerikanëve apo dështim për të njohur gabimet. Problemi qëndron tek regjimi iranian. Kjo duhej të ishte e dukshme që në fillim dhe duhej të kishte qenë e qartë pas zgjedhjeve manipuluese. Përgjigjja ishte vdekjeprurëse për iranianët e guximshëm që kërkonin rezultatet. Kishim mjaft të dhëna: një president iranian që mohon Holokaustin dhe kërcënon me vdekje Izraelin; një raport i gjatë lidhur me terrorizmin si një instrument i pushtetit; përgatitjet e strehës së sigurt për liderët e Al Kaedës në muajt dhe vitet pas sulmit të 11 shtatorit; dhe një politikë, e miratuar nga nivelet më të larta të lidershipit iranian duke u përpjekur të vrasin amerikanët në Irak dhe Afganistan.Ajo që duhet të bëhet e qartë, edhe nga letërshkruesit në administratën e Obamës, është se rruga e vetme për të zgjidhur problemin është ndryshimi i regjimit. Obama humbi një mundësi unike për të minuar regjimin pas zgjedhjeve këtë verë, kur ky regjim ishte aq i brishtë si në 1997 gjatë revolucionit. Mund të jetë shumë vonë, por ende ka gjëra që mund të bëjnë liderët e botës së lirë. Presidenti ka sinjalizuar se durimi i tij për papajtueshmërinë iraniane ka për të sosur me mbylljen e vitit 2009. Tashmë është koha që Obama të sinjalizojë një ndryshim dramatik në strategji. Shpejt dhe me vendosmëri pas Vitit të Ri, ai duhet të bëjë 4 gjëra: 1) Ta bëjë të qartë se është kundërshtar i Iranit. 2) Të miratojë sanksionet më të ashpra të mundshme për Iranin me mbështetjen e jashtme ndërkombëtare, nëse është e vlefshme. 3) Të bëjë të qartë se do të ketë zero tolerancë për terrorizmin iranian, duke përfshirë planifikimin e kujdesshëm të diplomacisë amerikane dhe personelit ushtarak në Irak dhe në Afganistan. 4) Të bëjë të qartë se përdorimi i forcës për ta ndaluar Iranin të sigurojë armët nukleare nuk është e dorës së dytë dhe të urdhërojë forcat ushtarake të jenë gati për të vepruar, nëse do të jetë e nevojshme. Më 2009-n, ne u përpoqëm të merreshim me regjimin e Iranit. Në 2010 le të përpiqemi ta ndryshojmë atë....