E Martë, 3 Nëntor 2026

Një tjetër parti tërhiqet nga koalicioni opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

TIRANË, 13 mars /ATSH/ Një tjetër parti politike është tërhequr nga koalicionin opozitar për “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Aleanca Arbnore Kombëtare ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)  për tërheqjen, me argumentin se “nuk kanë funksionuar marrëdhëniet me këtë koalicion”.

Po ashtu kjo parti është tërhequr nga çdo aktivitet elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“E bëjmë këtë kërkesë-deklaratë për t’u çliruar nga çdo detyrim që rrjedh nga pjesëmarrja në zgjedhje”, thuhet në shkresën që mban firmën e Gjet Ndoj (kryetari i AAK).

Vetëm një ditë më parë, nga koalicioni (që në nisje pati 26 parti) u tërhoq Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian. Kreu i kësaj partie Vasil Strerjovski u fut në garë në listat e hapura të Partisë Socialiste.

Në koalicionin PD-ASHM tashmë janë PD bashkë më 23 parti të tjera opozitare dhe drejtues i koalicionit është Sali Berisha. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›