E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata për zgjedhjet e 2013-s, Rama mbledh në Korçë bashkëpunëtorët e afërt

Opozita behet gati te ndeze motorët e një fushate masive e komplekse, ne prag te sezonit te ri parlamentar e qe i paraprin vitit elektoral 2013.

Ne qytetin juglindor te Korçës, kryetari socialist Edi Rama ka mbledhur njerëzit me te rendesishem te selisë roze, si Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj, Erion Veliaj, Ditmir Bushati, Ilir Beqja, Ben Blushi etj, për te diskutuar mbi strategjinë qe do te ndjeke opozita nga shtatori e ne vijim, raporton Vizion Plus.

Burime zyrtare nga takimi thane se tryeza qe zhvillohet ne Korçe nuk është një forum statusor si asambleja apo kryesia e PS, por është nje takim pune, i cili do te marre ne analize te gjitha çështjet me te rëndësishme me te cilat pritet te përballet partia me e madhe opozitare qe nga shtatori e deri ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare vitin tjetër.

Zyrtare te PS pohuan gjithashtu se diskutimi do te përfshijë tre drejtime: strategjia qe opozita do te ndjeke ne parlament, angazhimi i te gjitha strukturave te PS nga qendra ne baze për vitin elektoral si dhe angazhimi për te përfshire ne trenin e koalicionit te majte, çdo faktor opozitar.

E gjithë kjo analize dhe vendim-marrje do te ketë ne fokus fushatën e madhe për zgjedhjet e vitit 2013 qe ndonëse janë larg nga hapja zyrtare, mund te quhet e hapur tashme nga forcat me te mëdha.

Drejtues te PS pohuan për Vizion Plus se çdo vendim qe shqyrtohet ne takimin dy ditor ne Korçe do te jete pjese e axhendes politike te Partisë Socialiste dhe sipas rastit pritet te kaloje dhe ne forumet me te rëndësishme te PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›