E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi nuk ka të ndalur, vritet pronari i një marketi në Tiranë

Krimi duket se nuk ka të ndalur, teksa pas vrasjeve në Fier e Shkodër, vjen dhe një vrasje e ndodhur në Tiranë.

Viktima është Petrit Kurti, ish-oficer ushtrie, 52 vjeç.Viktima, pronar i një marketi në Yzberisht është qëlluar me 2 plumba në kokë nga një person i maskuar brenda ambienteve te marketit. 52-vjecari humbi jetën në Spitalin Ushtarak.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë së Komisariatit Nr. 6 në Tiranë, të cilat kanë nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›