E Diel, 1 Nëntor 2026

Një tjetër tërmet 6,1 ballë godet Japoninë

TOKIO- Një tjetër tërmet me magnitudë 6,1 ballë të shkallës Rihter goditi ishullin japonez të Honshusë, shkruan sot AFP e cila i referohet një njoftimi të agjencisë meteorlogjike japoneze.

Epiqendra e tërmetit, që u ndje në Tokio, u lokalizua në Oqeanin Paqësor, jo shumë larg brigjeve lindore të prefekturës Chiba. Hipoqendra e tij u regjistrua në 10 kilometra thellësi.

Asnjë alarm për cunami nuk u vendos nga agjencia meteorologjike.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›