E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Kukës, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur mesditën e sotme në Kukës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në segmentin Kukës-Bicaj, ku një automjet me targa TR 0722 T me të cilin udhëtonin 4 persona ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen 23-vjeçari Galip Perzhilla dhe janë plagosur Trëndafile Perzhilla, 20 vjeç dhe shtetasit Gëzim e Përparim Nici.
 

Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal dhe sipas mjekëve gjendja e njërit prej tyre është e rëndë.

Dyshohet se shkak për aksidentin ka qënë shpejtësia mbi normat e lejuara me të cilën lëvizte automjeti.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe të plagosurve si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›