Siri, 2 gazetarë turq të zhdukur prej disa ditësh
SIRI- Dy gazetarë turq raportohet të jenë zhdukur prej disa ditësh në Siri, raportojnë sot mediat ndërkombëtare duke cituar burimet në Ankara.
Ministria e Punëve të Jashtme eTurqisë është angazhuar me të gjitha mundësitë për të mësuar fatin e gazetarëve. Kolegët dhe familjarët e gazetarit Adem Ozkose dhe kameramanit Hamit Xhoshkun njoftojnë se prej disa ditësh i kanë humbur të gjitha kontaktet me personat në fjalë.
Dy gazetarët e zhdukur ndodheshin në qytetin Idlib, ku forcat e regjimit të Asadit vazhdojnë të organizojnë sulme të fuqishme. Ministria e Jashtme Turke, nëpërmjet Ambasadës në Damask dhe konsullatës në Halep, është në kontakt të vazhdueshëm me organet dhe autoritetet përkatëse të Sirisë për gjetjen e gazetarëve Adem Ozkose dhe Hamit Xhoshkun.
Ankaraja ka kritikuar qe ne fillim zhtypjen e dhunshme te revoltave nga ana e regjimit te Sirise.
(el.me/news24/BalkanWeb)