Afganistan, rrëzohet një aeroplan civil mallrash, 7 të vrarë
KABUL - Një aeroplan civil mallrash u rrëzua afër një baze ajrore të drejtuar nga amerikanët në Afganistan, duke vrarë shtatë njerëz në bord.
Zyrtarët thonë se avioni u rrëzua pak pas nisjes për fluturim të hënën.
Talebanët menjëherë morën përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit afër fushës ajrore në Bagram, por forcat e koalicionit thonë se nuk ka pasur raporte të aktivitetit kryengritës në atë zonë në veri të kryeqytetit afgan, Kabul.
Koalicioni nuk ka identifikuar viktimat, llojin e avionit ose emrin e kompanisë që zotëronte atë.
Përplasja erdhi dy ditë pasi katër anëtarë të shërbimit amerikanë u vranë kur avioni i tyre i zbulimit në jug të Afganistanit u rrëzua për shkak të motit të keq.
(a.k/Voa/BalkanWeb)