E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama “ngacmon” këngëtaren Taylor Swift

Presidenti amerikan, Barack Obama ka dëshmuar shpeshherë që di të jetë shumë argëtues në disa raste.
Dy ditë më parë, Obama gjatë një fjalimi në shtëpinë e bardhë, me rastin e darkës e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë, shfrytëzoi rasti të “bëjë” shaka me disa persona përfshi këtu këngëtaren Taylor Swift.
“Republikanët ranë në dashuri me të. Pastaj ata filluan ta urrejnë atë. Është sikurse të jesh pjesë e albumit të Taylor Swift”, tha me shaka Obama, transmeton indeksonline.

Taylor Swift nuk është e vetmja të cilës presidenti Obama ka i dedikuar “dise”atë natë . Një gjë të tillë e ka bërë edhe me reperin Jay-Z dhe disa artist të tjerë.

“Unë i kam 99 probleme, dhe tani Jay-Z e ka vetëm një”, është një tjetër fragment kushtuar reperit Jay Z nga Obama.

(ar/ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›