Nje traktat i ri per BE-ne

“Hartimi i një traktati të ri europian është një hipotezë për t’u marrë në konsideratë”, deklaroi Ministri Italian i ekonomisë, Giulio Tremonti, në PE.
Ai ka evidentuar se traktatet janë hartuar përpara globalizimit, por tashmë i përkasin një bote të shkuar. Sipas ministrit Tremonti, kriza mund të jetë një arsye që shtyn për të menduar pakte të reja.