E Diel, 1 Nëntor 2026

Një ushtar amerikan qëllon me armë civilët në Afganistan

Një ushtar amerikan ka tendosur edhe më shumë marrëdhëniet tashmë delikate midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Afganistanit, pasi qëlloi mbi një turmë civilësh dhe vrau apo plagosi rreth 16 persona, në një sulm të motivuar nga një moment depresioni.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një baze ushtarake në Kandahar, jashtë të cilës ushtari vrasës ishte duke shëtitur. Më pas, ai u dorëzua vetë tek autoritetet ushtarake amerikane.

Në një komunikatë, NATO deklaroi se është duke hetuar këtë “incident thellësisht për të ardhur keq”. Sipas raportimit të disa medieve vendase, një grua, një fëmijë dhe një burrë ishin viktimat e sulmit të çmendur, por bilanci i qartë nuk është konfirmuar ende.

”Ky është një incident për të cilin shprehim keqardhjen tonë më të thellë. I ofrojmë familjeve të prekura të gjithë ngushëllimet tona, ndërsa do të hetojmë së bashku me kolegët tanë afganë për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje të tmerrshme”, shkruhej në deklaratën e NATO-s.

Sipas disa ushtarëve të tjerë të bazës së Kandaharit, të cituar nga mediat amerikane, ushtari vrasës, emri i të cilit nuk është bërë ende publik, pati një moment krize nervore, përpara se të dilte nga baza së bashku me armën e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›