Nje varr masiv eshte gjetur ne kryeqytetin e Libise Tripoli
Një varr masiv që besohet të përmbajë deri në 1.270 trupa është gjetur në kryeqytetin e Libisë, Tripoli.
Lajmi është konfirmuar nga Këshilli Kombëtar Tranzitor (NTC).
Lidhur me trupat besohet se ato i përkasin të burgosurve, të cilët u vranë nga forcat e sigurisë në vitin 1996 në burgun Abu Salim.
Kryengritjet kundër kolonel Gadafit nisën pikërisht me një protestë ku kërkohej lirimi i një avokati që përfaqësonte familjet e të burgosurve në Abu Salim.
Ndërkaq, gërmimet në vend pritet të fillojnë së shpejti.
Këshilli Kombëtar Tranzitor tha se e kishte zbuluar varrin masiv në një fushë në shkretëtirë, përkatësisht në ambjentet e burgut Abu Salim.
Disa fragmente të eshtrave dhe pjesë të veshjeve, tashmë janë gjetur mbi sipërfaqen e tokës.
Disa anëtarë të familjes vizituan vendin ndërsa BBC ka theksuar se gjatë gjithë këtyre viteve kanë qenë të paqarta rrethanat në të cilat të burgosurit humbën jetën.