Ne Malaga te Picasso

Tri muze ne Madrid dhe Malaga vendi qe e ndoqi pas kudo Picasson mjeshtrin i cili me nje penel dominoi njerezimin.
Te gjithe mahniten para fuqise se ketij artisti. Ai beri autopsine e luftes civile spanjolle por edhe te asaj qe do te vinte Lufta e Dyte Boterore.
Malaga
Muzeun PICASSO ne Malaga e vizitova me 14 Shtator ora 10. Isha rreshtuar ne radhe para sportelit me vizitoret e pare.
Muzeu ekspozon 155 vepra te Pablo Picassos dhurate e Bernard Ruiz Picasso dhe Kristines nipi dhe nusja e tij. Aty kishte piktura vizatime skulptura qeramike dhe vepra grafike duke filluar nga punet e para akademike dhe vizioni i tij personal i klasicizmit dhe me vone superpozimi i kubizmit.
Pallati Buonavista ku eshte vendosur muzeu eshte ne qendren e lagjes se vjeter tee qytetit. shte ndertuar midis viteve 1516 dhe 1542 nga fisniku Diego de Cazalla arketari i Ushtrise Mbreterore. Restaurimi dhe zmadhimi i Pallatit u realizua midis viteve 2001 dhe 2003 simbas projektit te arkitektit Richard Gluckman.
Per cdo gjeni vendlindja ka nje magji te pashprehur dhe kete arome te vecante e ndjeva ne muze.
I ulur ne nje bango te oborrit vizatova vazhdimesine e korridoreve-lozha qe rrethonin katerkendeshin. Nje parfum i lehte ngrihej lart.
Ky ajri i Malages e ndoqi pas kudo mjeshtrin qe dominoi me nje penel njerezimin.
Jam ketu qe te ndjej ate misterin e krijimit.
Prado
Piktura si cdo veper tjeter arti perjetohet ndryshe ne periudha te caktuara te jetes. Kjo po ngjan dhe me mua. Tani vleresoj vecanerisht veprat qe kur jane bere kane perfshire ne vetvete mendime gjetje dhe kategori artistike qe do te shfaqeshin shume me vone ne historine e artit.
Ne radhe te pare fus ketu piktoret flamande dhe vecanerisht El Bosco Hieronimus Van Aeken.
Triptiku Kopshti i kenaqesive me dimensione 190X175 cm qendrorja dhe 187X76 cm anesoret realizuar me 1500-en ishte vepra me fantastike dhe misterioze e Muzeut Prado ne Madrid. Ketu jane bashkuar realizmi me primitivizmin surealizmin futurizmin dhe artin abstrakt. E gjitha me nje modernitet te pashpjegueshem.
Po te arrish te analizosh estetikisht kete veper ke celesat e artit ne dore.
Nje imagjinate pakufi analiza psikologjike frojdiane alucinacione reale haremllek filmash porno... Te gjitha jane aty.
Kafshet e pyllit dhe peizazhet me te papara. do mrekulli paqeje dhe lumturie eshte dhene ne detaje.
Dalia nuk eshte vecse nje nxenes i perulur para tij. shte aty gjithe arti qe do te vinte me vone gjithe arkitektura imagjinare dhe skulpturore.
Muzeu kishte ekspozuar 7 vepra te tij ne sallen flamande te shekullit XV. Trembedhjete pikturat e Zeza te Gojes jane vendosur ne dy salla. Punet jane bere ndermjet viteve 1819-1823. Kane dimensione te medha dhe tematike tragjike qe te shkaktojne nje gjendje te rende.
Ne simbole dhe alegori jane anet me te erreta te shoqerise njerezore. Duke i shikuar perjeton nje gjendje deliri dhe dhimbjeje te thelle. Asnjehere nuk kam pare nje fuqi te tille si e nje stuhie qe te perpin dhe te ngre lart te rete e zeza.
Kur dola jashte vizatova monumentin ne bronz te Gojes vendosur para Muzeut.
Reina Sofia
Madridit me 2005 iu shtua nje muze i ri Muzeu Kombetar Qendra e Artit Mbreteresha Sofia.
Ne bileten e hyrjes eshte stampuar nje veper e Yves Klein-it Antropometry e 1960-tes. Origjinali ishte nje figure e shtrire ne nje blu indien ne nje telajo te gjate. Pata pershtypjen se ky muze eshte frymezuar shume nga Qendra e Artit POMPIDU ne Paris.
Asgje te keqe ne kete mes. Spanjollet i japin Frances Picasson dhe marrin prej andej idete si duhen ekspozuar mjeshtrit. Kane qene piktoret skulptoret arkitektet kompozitoret ata qe kane udhetuar dhe kane bashkuar popujt.
Muzeu ka dy pjese pallatin e vjeter dhe pjesen e re me metal dhe xham. Ne pjesen e vjeter jane sallat e ekspozimit te veprave te artit. Pjesa e re perfshin strukturat pritese librari kafe salla leksionesh administrata.
Aty eshte ekspozuar origjinali i Guernikes se Pikassos se bashku me vizatimet skicat dhe bocetet pergatitore. Kjo salle eshte altari i Muzeut.
Te gjithe mahniten para fuqise se ketij artisti. Ai beri autopsine e luftes civile spanjolle dhe jo vetem te sajen por te te gjitha lufterave edhe asaj qe do te vinte Lufta e Dyte Boterore.
Me vone GUERNIK u be e gjithe Europa.
Guernika qyteti i vogel spanjoll i bombarduar mizorisht ishte preludi i Europes se shkrumbuar.
Kur mberriti ne Paris Lufta e Dyte Boterore Picasso punonte te tjera gjera. Ai e kishte thene fjalen e tij perpara. Nuk kishte cte thoshte me. Se artistet e medhenj jane si dishepujt predikojne te miren me vepren e tyre por nuk kane fuqi ta ndalojne te keqen.
Permbledhje
Triptiku Kopshti i kenaqesive me dimensione 190X175 cm qendrorja dhe 187X76 cm anesoret realizuar me 1500-en ishte vepra me fantastike dhe misterioze e Muzeut Prado ne Madrid. Ketu jane bashkuar realizmi me primitivizmin surealizmin futurizmin dhe artin abstrakt. E gjitha me nje modernitet te pashpjegueshem.
Po te arrish te analizosh estetikisht kete veper ke celesat e artit ne dore.
Me vone GUERNIK u be e gjithe Europa.
Guernika qyteti i vogel spanjoll i bombarduar mizorisht ishte preludi i Europes se shkrumbuar.
Kur mberriti ne Paris Lufta e Dyte Boterore Picasso punonte te tjera gjera. Ai e kishte thene fjalen e tij perpara. Nuk kishte cte thoshte me. Se artistet e medhenj jane si dishepujt predikojne te miren me vepren e tyre por nuk kane fuqi ta ndalojne te keqen.