E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia thirrje per respektimi e sinjalistikes rrugore

Nje dite pas ndryshimit te skemes se qarkullimit ne qender te kryeqytetit Bashkia e Tiranes u ka bere thirrje qytetareve per respektimin e sinjalistikes rrugore. Drejtori i Transportit dhe Levizshmerise ne Bashkine e Tiranes Enton Punavija ne nje prononcim publik u beri thirrje qytetareve te respektojne drejtimet e reja te levizjes respektimi i te cileve eshte mjaft i rendesishem per mbarevajtjen dhe funksionimin normal te kesaj skeme.


Nje rendesi te vecante merr edhe sensibilizimi lidhur me sinjalizimin rrugor perkates te vendosur nga Bashkia e Tiranes per kete qellim ndaj kerkojme nga ana e qytetareve bashkepunimin dhe mirekuptimin e tyre ne kete faze punimesh-u shpreh Punavija


Sipas skemes se re te qarkullimit trafiku i makinave qe vijne nga krahu jugor i bulevardit eshte devijuar nga sheshi Skenderbej pergjate rruges Abdi Toptani pas Bashkise se Tiranes nderkohe qe rruga e Dibres tashme eshte hapur. Sipas Bashkise se Tiranes prioritet ka ne kete skeme te fundit transporti publik. Bashkia e Tiranes ka ritheksuar apelin per te gjithe shoferet e automjeteve qe te respektojne shenjat e qarkullimit ne qender te Tiranes.


Nderkohe qe punimet e infrastruktures nentokesore ne sheshin Skenderbej do te vazhdojne per disa muaj Bashkia e Tiranes e ka bllokuar kete shesh duke vendosur edhe tabela te sinjalistikes. Sheshi Skenderbej ne te ardhmen sikunder kane theksuar perfaqesuesit e bashkise ai do ti takoje vetem kembesoreve.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›