Një vehabit djeg xhaminë në Bruksel, vdes Imami

Imami 47 vjeçar ka vdekur, në momentin kur kishte tentuar të shuante zjarrin, i cili kishte shpërthyer pas hedhjes së shishes me benzinë në xhaminë, në të cilën tubohen myslimanët shiitë, ka konfirmuar ministri i Brendshëm belg, Joel Milke.
Sulmuesi është arrestuar, por emri i tij nuk është bërë publik për opinionin.
Policia njoftoi se sulmuesi është pjesëtarë i lëvizjes salafiste dhe se ka djegur xhaminë, nga dëshpërimi për shkak të situatës aktuale në Siri.
Ithtarët e presidentit të Sirisë, Baschir Al Assad, janë kryesisht nga radhët e sektit shiit të alavitëve, ndërsa kryengritësit i takojnë degës sunite të islamit, krahun ekstrem të së cilit e përbëjnë vehabitët.
Sulmi ka ndodhur të hënën në mbrëmje, kur sulmuesi me sëpatë theu xhamin e xhamisë dhe hodhi brenda koktejin e Molotovit.
Përpos Imamit, i cili vdiq, edhe një person tjetër ka pësuar lëndime, por më të lehta.