Paneta viziton Kirgizstanin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta po viziton Kirgizstanin për të diskutuar mbi aktivitetet ushtarake amerikane në këtë vend dhe në Afganistan.
Zyrtarët thanë se Paneta ndalon në Kirgizstan, për të vazhduar më pas në Afganistan.
Ai pritet të takojë homologun Talaibek Omuraliev.
Nuk është njoftuar ndonjë takim me presidentin Almazbek Atambaev, i cili në muajin e kaluar u ka thënë zyrtarëve të Departamentit Amerikan të Shtetit se nuk duhet të “mbetet asnjë trup i huaj” në aeroportin e Manasit në Bishkek pas 2014-ës.
Ushtria amerikane e paguan Kirgizstanin për të përdorur objektet në Manas, si qendër tranzite për operacionet amerikane në Afganistan.