E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje vend me syze dielli

Ajo ishte nje ngjarje fare e vogel. Nje ngjarje qe kaloi pa rene ne sy fare njesoj sikur te ishte nje femije i vogel e i humbur ne morine e te rriturve qe nxitojne. Ngjarja e madhe qe sfumoi ngjarjen e vogel ishte kokefortesia e deputeteve tane per tu cliruar nga morsa qe po e mbyt pak nga pak vete politiken. Megjithese te gjithe themi qe nuk kemi me se te cuditemi me megjithese te gjithe themi qe pak nga pak po na humbet aftesia njerezore jo vetem per te qene kurioze por edhe me keq akoma per tu pataksur per tu mekur e me ne fund per tu ndjere te ofenduar nga burrat e grate te cilet me vullnetin tone i kemi derguar te na perfaqesojne ne Parlament megjithate pra kesaj radhe shume vete edhe arriten me nje lloj sforcoje patriotike qe edhe te cuditen. Se si ishte e mundur qe te ndodhte kjo tashme eshte thene e sterthene. Ne sot deshem te merremi ca me ate ngjarjen e vogel te cilen e erresoi kjo e madhja.

Vetem nje dite para se te ndodhte deshtimi i rezolutes se Pak per zgjidhjen e krizes ne Shqiperi ne Kuvend u miratua me 131 pro vota nje ligj disi i vecante Eumlshte ligji per mbrojtjen dhe garantimin e te drejtave te femijeve. Per here te pare ne Parlament nuk pati diskutime pro dhe kunder. Eumlshte e kuptueshme. Ligji eshte mbeshtetur fort nga UNICEF-i prestigjioz dhe e dyta ai nuk i cenon aspak interesat politike apo financiare te ndokujt. Deri ketu krejt ne rregull. Megjithese e konsideruar e vogel ngjarja duhet brohoritur. Te gjithe e dime se si i kemi nje pjese te femijeve anekend Shqiperise. Nje pjese e tyre vuajne nga minimum jetik i ushqimit te tjere nuk kane mundesi te shkollohen ose ne rastin me te mire te shkollohen shkel e shko. Te tjere akoma i sheh duke lypur duke germuar ne kazanet e plehrave dhe duke shitur vogelima ne kryqezimet e rrugeve te medha. Shume jane viktima te dhunes dhe te trafikut. Te gjithe kete pamje nuk eshte se nuk e njohim. Ate e hasim perdite qe nga komoditeti i qyteteve tona ajo na kalon perhere prane madje nganjehere na bezdis me ate kembenguljen deshperuese qe ka gjithnje varferia dhe deshperimi. Po sikur te mos ishte ky ligj atehere do te thonim se ne e kemi pare kete gjendje por e kemi pare me syzet tona te diellit sepse ndryshe pamja do te na vriste syte dhe pastaj nuk do ta ndjenim me veten ata europianet qe edhe per nje hap do te hyjne ne BE.

Ligji absolutisht nuk ka te share ai eshte hartuar nga Ministria e Punes por vetem me nje shikim te shpejte e kupton se ne kete rast nuk eshte vetem pune e nje ministrie. Aty duhet ta gjejne vendin Ministria e Arsimit e Rendit e Drejtesise e Shendetesise me nje fjale nje pjese e mire e krejt shtetit. Edhe here te tjera kane dale ligje qe qofte edhe terthorazi synonin permiresimin e gjendjes se femijeve shqiptare. Njeri prej tyre ishte ai qe denonte prinderit qe nuk dergonin femijet ne shkolle por i mbanin ata ne stan me bageti. Po keshtu hera-heres ka dale edhe ndonje tjeter. Pas cdo ligji te ri gjeja me e pare qe te shkon ndermend eshte a do te jete ky ligj i zbatueshem apo do te fleje ne sirtare si i famshmi ligj antiduhan Me miratimin e tij eshte hedhur nje hap me teper ne make up-in politik te sotem pra me shkoqur akoma me ane te tij zere se kemi blere edhe nje here nje pale syze kesaj radhe nga ato firmato vetem e vetem qe te themi se edhe ne jemi po aq moderne sa te tjeret. Kush e ka keshtu e ka fort gabim sepse vertet per disa kohe nuk do tia vrasin syte gjerat e shemtuara por dreqi ta haje nuk mund te rrihet gjithe jeten me syze dielli. Vjen nje dite a nje ore qe edhe ato behen te bezdisshme. Per fat te keq me gjithe ligjin fort te lavderuar ekziston ende frika e madhe se ka gjase qe ai te mbetet nje cope leter e harruar. Jo vetem sepse te paret tane do kene gjera me te medha per te bere te pakten keshtu i konsiderojne ata vete ato qe bejne por edhe sepse deri me tash e kane treguar me vepra se nuk jane edhe aq te ndjeshem ne kete fushe. Shembulli me tipik ishte votimi ne Parlament i ligjit mbi femijet. A e dini se kur u votua ai Menjehere pas ligjit per kazinote dhe lojerat e tjera te fatit. Mbase ka ndodhur rastesisht por bixhozi para femijeve nuk eshte nje gje qe haset vetem ne Parlament. E atehere si mund te jesh optimist vetem ne qofsh i rrethuar gjithkah nga nje drite hyjnore vezulluese. Por kjo sigurisht qe nuk ekziston. E atehere cte themi Jemi apo nuk jemi nje vend me syze dielli

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›