E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana shokon Shkumbinin fiton dhe bind ne Peqin

Bardheblute arrijne nje triumf qe vjen me permbysje

Tirana shokon Shkumbinin merr nje fitore 1-3 dhe per me teper bind me lojen e saj ne Peqin. Ishte nje sfide mes dy rivaleve direkt per nje vend me te mire ne tabelen e renditjes por qe ka rezultuar fatale per vendasit te cilet edhe pse e nisen me shume blerje dhe shume pretendime kete sezon humbja me bardheblute ne shtepi u ka lene nje shije te hidhur. Duke qene se luhej ne Peqin pritej nje sukses i vendesve te cilet kishin fiksuar tri fitore radhazi me pare. Por bardhekaltrit jane befasuar madje edhe shokuar teksa kane pare permbysjen e madhe te bardhebluve kryeqytetas. Golit te Grizhes te shenuar per Shkumbinin qe ne minuten e 17-te i jane kunderpergjigjur tri here kryeqytetasit me ane te kroatit Pejic ne minuten e 58 te boshnjakut Zizovic ne minuten e 70 dhe te te riut bardheblu te sapofutur ne loje Tushe ne minuten e 80. Ka qene pikerisht goli i ketij te fundit ai qe ka vulosur gjithcka me nje eurogol te tij. Shkumbini ka qene udheheqes i rezultatit dhe i lojes ne 45 minutat e para te ndeshjes por ka pesuar nje renie drastike ne te dyten ku ka vuajtur shume presionin dhe vendosmerine e skuadres se Tiranes e cila ka arritur te shenoje tri here duke dale triumfatore nga nje transferte shume e veshtire si ajo e Peqinit. Me kete fitore Tirana vijon ngjitjen ne klasifikim duke ushtruar presion te madh edhe ndaj treshes se kryesueseve aktuale Dinamos Skenderbeut dhe Flamurtarit. Nga ana e tjeter Shkumbini pas 3 fitoresh radhazi ndalet duke deshmuar se nuk e ka pergatitjen e duhur morale dhe psikologjike per te ruajtur ritmin e nje pretendenti serioz per titull. Trajneri i Tiranes Nevil Dede u shpreh i lumtur pas fitores se dyte rresht te tij ne krye te stolit bardheblu duke e vene theksin te vazhdimesia e rezultateve pasi 24 here kampionet tani renditen ne vendin e katert me 15 pike pas dhjete ndeshjesh. Mendoj se ia beme hyzmetin ketij rezultati. Kjo fitore ka me teper vlere duke pare ekipin kunder kujt luajtem dhe per me teper ne fushen e tyre theksoi Dede i cili pasoi ne stolin e Tiranes Sulejman Staroven te shkarkuar per mungese rezultatesh. Ajo qe me pelqeu me teper pervec rezultatit ishte loja e mire qe ekipi zhvilloi por nuk duhet te ngutemi sepse kemi ende shume pune per te bere. Ky eshte nje fillim i mire por duhet qe te kemi vazhdimesi deklaroi ish-mbrojtesi i Tiranes dhe i Kombetares qe theksoi se per momentin duhet te mendojme ndeshje pas ndeshjeje dhe jo per kreun e klasifikimit. Per momentin ne mendjen tone eshte Vllaznia qe do te jete kundershtari i ardhshem. Padyshim qe me fitore te tilla shtohet vetebesimi ne forcat tona tha Dede per Supersport. Ne javen e 11-te Shkumbini do te luaje ne Ballsh kunder Bylisit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›