E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektbuxheti 2011 asnje fond shtese per pensionet e ushtarakeve



Albert Gjoka

TIRANE - Ne projektbuxhetin e vitin 2011 nuk ka asnje fond shtese per pensionet e ish-ushtarakeve ndonese eshte miratuar nje vendim qeverie pak jave me pare ne mbeshtetje te vendimit te Gjykates Kushtetuese. Reagimi ka ardhur nga vete shoqatat e ushtarakeve. Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise pasi u konsultua me draftin e shperndare dy dite me pare nga Ministria e Financave pohoi per gazeten se do te duhej qe te planifikohet fond i vecante dhe te pasqyrohet si ze i vecante ne projektbuxhet dhe ne relacionin shoqerues. Sipas presidentit te shoqates Kujtim Cako shifrat e pergjithshme joanalitike nuk e pasqyrojne kete fond. Aleanca kerkon nga qeveria qe te beje ndryshimet ne projektbuxhet gjate fazes se diskutimeve ne komisionet parlamentare dhe te beje transparente faturen per pensionet e ish-ushtarakeve te te gjitha kategorive sipas ndryshimeve te fundit ligjore dhe vendimit te qeverise duke zbatuar te gjitha te drejtat qe i percakton ligji organik i Statusit te Ushtarakut.

Reagimi
Vendimi i qeverise date 24.09.2010 per pagesat e pensioneve te ushtarakeve ne pension te plote pleqerie e suplementar dhe per pensionet e parakohshme ka nje fature financiare per buxhetin e shtetit e cila nuk eshte percaktuar ne draftin e vitin 2011 te publikuar diten e enjte. Kjo ka sherbyer si shkas per nje reagim zyrtar te Aleances Kombetare te Ushtarakeve e cila kerkoi dje transparence nga Keshilli i Ministrave duke percaktuar ne menyre analitike ne nje ze te vecante sesa duhet te jete shuma pagesat e pensioneve te ushtarakeve te te gjitha kategorive. Kreu i organizates Kujtim Cako sqaroi dje per Albania-n se fondi per pagesen qershor 2009- dhjetor 2010 pra per periudhen 18-mujore deri ne miratimin e fundit te Keshillit te Ministrave i cili do te duhej te planifikohej nuk behet i ditur ne draft-buxhetin e vitit pasardhes. Ai po penalizon serish ushtaraket duke ulur nivelin jetik te atyre qe jane ne pension. Pensionet e papaguara duhet te planifikohen mbi bazen e rillogaritjeve dhe te paguhen plotesisht per kete periudhe - tha Cako. Po ashtu sipas kreut te Aleances ISSH-ja duhet te planifikoje ne menyre transparente si numrin e sakte te ushtarakeve te Forcave te Armatosura ne menyre analitike dhe numrin e ushtarakeve ne pension te parakohshem ne pension te plote pleqerie dhe ate suplementar para dhe pas vitit 1991 dhe deri me sot qe nuk kane marre pension.
Aktualisht ISSH-ja ka nxjerre nje liste me rreth 6000 persona qe pritet te perfitojne nga rillogaritja e pensioneve sipas ndarjes per kategorite e pensioneve qe perfitojne dhe qe eshte planifikuar nje ze financiar ne buxhetin e shtetit.
Presidenti i AKUSH-it thote se ne perputhje te plote me numrin analitik duhet te jepet edhe efekti financiar analitik per perfituesit ushtarake te Forcave te Armatosura pasi ne mbeshtetje te ligjit dhe VKM-se kemi te bejme me nje baze te gjere perfituesish. Ketu perfshihen edhe kategori te tjera punonjesish joushtarake qe nuk jane pjese e Forcave te Armatosura pa pozite kushtetuese dhe nuk gezojne Statusin e Ushtarakut. ISSH nuk jep asnje shembull per llogaritjen e fondit te pensionit te ushtarakeve sipas formules ne fuqi pra sipas vendimit te Gjykates Kushtetuese Nr. 33 date 24.6.2010. Nuk eshte bere transparente ne relacion planifikimi i fondit te pensioneve te ushtarakeve dhe nuk jepen sqarime nese do te kete perseri kufizime sic jane percaktuar deri tani jo me shume se dy pensione baze e te tjera - thote perfaqesuesi i Shoqates se ushtarakeve.

Kostoja e procesit

Vendimi i Gjykates Kushtetuese i qershorit 2010 dhe vendimi i fundit i Keshillit te Ministrave ne shtator te ketij viti e detyrojne qeverine dhe ISSH-ne qe te rrise fondet per ushtaraket. Por aktualisht ISSH-ja ka hapur procedurat e aplikimeve per pensione dhe po ben verifikimet e tyre ne institucionet ku kane punuar ish-ushtaraket. Procesi pritet te mbyllet deri ne fillimin e vitit te ardhshem por ende nuk eshte e qarte nese kostoja e ketij procesi eshte e reflektuar ne projektbuxhetin e vitit ne vijim.

KERKESAT E USHTARAKEVE

Te miratohet vendimi i Keshillit te Ministrave ne pajtim te plote me vendimin e Gjykates Kushtetuese Nr. 33 date 24. 06. 2010 per rillogaritjen e pensionit qe duhet te perfitoje cdo ushtarak para dhe pas vitit 1991.

Ne llogaritjen e pensionit te ushtarakut te hiqet dore nga kufizimet si per shkak te pages mesatare referuese per tere karrieren e cdo ushtaraku pasi preket nje e drejte e fituar me pare.

Te paguhen kontributet e sigurimeve shoqerore per vitet e papaguara dhe ne vazhdim jo ne kufijte minimale por ne pajtim te plote ligjor me pagen referuese te cdo ushtaraku ne pension.

Te llogariten dhe te paguhen te gjitha detyrimet ligjore te prapambetura dhe fitimi i munguar per cdo ushtarak nga momenti i daljes ne pension dhe i lindjes se te drejtes se perfitimit mbi bazen e Statusit te Ushtarakut ne fuqi ligjeve te tjera dhe vendimit te fundit te Gjykates Kushtetuese Nr. 33 date 24.06.2010.

Te paguhen pensionet per 6 vjet te periudhes qe nuk eshte zbatuar asnje pension per ushtaraket si nga 01.01.1993 deri 01.01.1999.

Te jepen gradat ushtarakeve pa grada ushtarake duke bere njehsimin me funksionin me te larte qe kane pasur ne ushtrine ne karrieren e tyresipas dispozites ne fuqi.

Te mos nderpritet pensioni i parakohshem i ushtarakut ne rast punesimi jo si aktiv ne FA.

Te jepen te gjithe perfitimet e tjera ligjore si per uniforme strehim shendetin transportin e te tjera.

6 Nentor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›