E Diel, 1 Nëntor 2026

Katherine Pancol Shkruaj se nuk kam qene e lumtur

Librat e rinj

Kishte te drejte Hemingway qe te shkruash duhet nje femijeri e trishtuar. Katherine Pancol nje nga shkrimtaret me te shitura sot ne France e thote me te qeshur kete shprehje por e beson. Shprehjes se saj i shton edhe rastet perjashtuese si ai i shkrimtarit Phil Roth. Pancol kujton se ai ka kaluar nje femijeri te qete me prinder shume te pergjegjshem. Pse shkruan atehere Ndoshta nga frika se ne mos nje dite tjetren ky ekuiliber do te prishet hamendeson shkrimtarja. Ajo jeton sot ne Neuilly dy hapa larg Bois de Boulogne. Nuk mund te jetoj ne nje vend pa peme. Kam nevoje per jeshillek dhe per nje park ku te eci e te shfryj energjite. Katherine Pancol sot 56 vjece ka lindur ne Marok me 1954 nga prinder franceze. Ne moshen 5-vjecare u transferua ne Paris. Para se te bente gazetaren ka punuar si mesuese e frengjishtes dhe latinishtes. Ne vitin 1979 u transferua ne New York ku jetoi disa vite duke ndjekur kurse te te shkruarit kreativ ne Universitetin e Kolumbias. Askush nuk do ta mendonte se personazhet e bestsellereve te saj do te lindin nga arnimi i vazhdueshem i realitetit qe kur ishte femije mes palmave te Kazablankes. Sajoja gjithnje histori te ndryshme per tu shkeputur nga realiteti ku jetoja. Shihja njerezit e tjere dhe pyesja veten Po keta si ia dalin. Imagjinata dhe kureshtja jane cilesite e mia qe me shpetuan atehere dhe qe se bashku me ndonje ngjarje tjeter fatlume me bene shkrimtare. Pancol se bashku me Marc Levy Guillaume Musso dhe Anna Gavalda ben pjese ne grupin e autoreve qe prej disa vitesh kane monopolizuar klasifikimet ne France. Ne tregun francez e thelle shesin me pak se ne te shkuaren shpesh nuk arrijne as nje mije kopje. Titujt qe kane sukses te madh jane gjithnje e me shume ata qe trajtojne fenomene te mases e qe shiten ne miliona kopje. Ne keta te fundit ben pjese trilogjia e familjes Cortes Syte e verdhe te krokodileve Valsi i ngadalte i breshkave dhe Ketrat e Central Park jane te trishtuar te henen. Vetem ne pjesen e pare te 2010-s romanet e Pancol i sollen botuesit te saj francez Albin Michel rreth 10 milione euro te ardhura. Katherine flet per suksesin e saj me ndjesine e nje njeriu qe vjen nga shume larg dhe me shqetesimin qe perjetonte qe femije kur mendonte se bota mund ti binte persiper nga nje moment ne tjetrin. Romanet e saj jane te gjata sepse personazhet jane te shumte dhe per tu dhene jete duhen pershkruar me detaje. Por pavaresisht se jane te gjatelibri i fundit ka 848 faqe ne ta nuk ka asnje moment shkurajues. Jeta zien nga aktivitete te shumta emocione dhe surpriza. Mjafton te dish ti mbledhesh nje aftesi kjo qe fitohet ne vitet e dhimbjes. Menyra me e mire per tu bere shkrimtar eshte te kesh pasur nje femijeri te palumtur kujton ne kete rast Katherine Hemingway-n. Vete ajo ka jetuar me nje baba te paqendrueshem me nje nene jo shume te dashur dhe ne varferi ekonomike. E kam te veshtire te flas sepse nena ime eshte ende gjalle... thote shkrimtarja. Sidoqofte qe te vegjel une dhe vellai im Dominique jetonim ne nje realitet te padurueshem. Ne Kazablanka dhe me vone ne Paris i tregoja vellait dhe kusherinjve te mi histori ku protagonistja Sophie perballonte cdolloj veshtiresie dhe rreziku. Kisha edhe vende te preferuara ku ambientoja kete bote imagjinare. Gjithcka ishte e imagjinuar ne detaje te hollesishme gati me e vertete se vete realiteti thote Pancol. Duke iu referuar rastit te Phil Roth i cili ka pasur nje femijeri te qete shkrimtarja shprehet Ne fund te fundit nuk eshte nje sjellje shume e ndryshme zhvillohen disa ndjeshmeri qe e bejne jeten cdo dite te lodhshme por shume te pasur. Per kete arsye disa kohe me pare e falenderova mamane time. Me menyren e saj dhe padashur me ka bere nje grua te rendesishme.

Katherine nisi te shkruaje si gazetare fillimisht ne Paris Match pastaj ne Cosmopolitan. Ky profesion eshte nje tjeter pike kyce. Me kerkonin artikuj shume te gjate mbi tema te vaketa 15 faqe mbi perse nuk me telefonove ose Nuk me pelqen vjehrra ime. E lija imagjinaten te fluturonte dhe stili im i pelqeu shume nje botuesi i cili me kerkoi te shkruaja nje roman. Ideja nuk me pelqeu shume sepse doja te beja gazetaren te mbesja ne kontakt me njerezit shkoja te beja intervista dhe te merresha me punet e te tjereve. Pas shume kembenguljesh pranova dhe ne vitin 1980 doli libri Moi dabord. Ishte nje sukses i jashtezakonshem. U shiten 300 mije kopje dhe per here te pare ndjeva mireqenien ekonomike. U transferova ne Nju Jork se bashku me Romen nje nga qytetet qe kisha enderruar te vizitoja. Festa mbremje miq para dhe babai i femijeve te mi. Ishte nje periudhe e mrekullueshme dhe prova qe fati nuk eshte i pandryshueshem. Me tej ishte Paris Match qe i ofroi nje kontrate si gazetare-shkrimtare. Me raste me therrisnin e me thoshin ke deshire te intervistosh Ronald Reagan ose Meryl Streep apo Sydney Pollack. Ishin takime te gjata qe zgjasnin me dite gjate te cilave kisha mundesine te studioja personin qe kisha perpara. Katherine eshte edhe nje lexuese e mire. Mendoj se eshte e pashmangshme per nje shkrimtar edhe pse Jean Genet eshte nje tjeter perjashtim ne kete pikepamje. Me pelqejne shume te vdekurit vecanerisht Balzac dhe anglosaksonet deklaron shkrimtarja. Per te vene rregull mes frymezimeve Pancol i eshte nenshtruar nje disipline te rrepte. Oraret e mia rregulloheshin ne baze te orareve te femijeve te mi. Kane mbetur te njejte edhe tani qe jane te rritur. Shkruaj cdo dite dhe respektoj pushimet e shkolles. Jam e afte te rri edhe nje ore duke fiksuar ekranin por nuk ngrihem nga tavolina. Nuk dua te hyj ne nje lufte me vetveten ne kerkim te frymezimit zanati im eshte metodik. Katherine shkrimtare e suksesshme per publikun nuk i ka te tilla raportet me kritiken. Mendoj se eshte nje denim i pashmangshem sidomos ne Europe ku suksesi shihet me dyshim. Nuk i lexoj me recensionet jo per mendjemadhesi por shpesh e pyes veten Kush eshte ky njeri qe gjykon punen time.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›