E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një vendim gjykate dhe të drejtat e njeriut

Bledar Bashanoviq / Anëtar i Komitetit Shtetëror për Minoritetet

Gjykata Kushtetuese vlerësoi në vendimin e saj numër 52, si në kundërshtim me Kushtetutën dhe normat ndërkombëtare “ trashëgiminë automatike të kombësisë (përkatësisë etnike)” në dokumentet zyrtare, duke u dhënë të drejtë në mënyrë indirekte kërkesës për ndryshimin e kombësisë . Pretendimi i gjykatave nacionaliste të dirigjuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në krye të të cilit në atë kohë ishte z. Kreshnik Spahiu, Kryetari aktual i Aleancës Kuq e Zi, se shteti vendos detyrimin ndaj shtetasve të tij pa të drejtë për identifikimin e përkatësisë etnike/kombësisë së tyre në gjendjet civile, ka për qëllim real eliminimin e çdo mundësie të ndryshimit të kombësisë sipas vullnetit subjektiv të individit...Gjykatat në fjalë pretendojnë se shteti vendos një detyrim antikushtetues për deklarimin e përkatësisë etnike apo fetare i cili është gjithashtu sipas tyre, në kundërshtim me normat ndërkombëtare të cilat e trajtojnë këtë materie. Në këtë rast gjykatat, duke përfshirë dhe atë Kushtetuese në vendimin e saj, harrojnë se neni 20 i Kushtetutës përcakton të drejtën e pjesëtarëve të pakicave kombëtare për të shprehur përkatësinë e tyre. Pra, është dispozitë pozitive. Në vend të ndryshimit të neneve në tërësi për shkak të ashtuquajturit “mosdefinicion i termit kombësi”, Gjykata Kushtetuese duhet të ishte marrë me problematikat e ndryshimit të të dhënave për kombësinë me vendim gjykate.


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›