Tingëllimi i kultit të individit në nomenklaturën e re të Edvinit
Kur vdes mbreti, ka mbetur shprehja: Mbreti vdiq, rroftë mbreti (Le roi est mort. Vive le roi). Kuptimi është i qartë: Vazhdimësia e trashëgimisë mbretërore. Pra, Monarkia mbetet monarki. Shqipëria është i vetmi vend në Europë, - dhe në të gjitha kontinentet,- ku ka mbetur shprehja, me tingëllim të njëjtë: “Vdiq Enveri. Rroftë Enveri”. Meqë Enveri nuk e mohoi Stalinin gjer në fund të jetës së tij, kjo shprehje mund të zëvendësohet me: Vdiq Stalini, Rroftë Stalini! Kjo po ngjet me statujën e diktatorit tonë: U rrëzua statuja e Enverit, të ngrihet sërish statuja e Enverit! Por kjo nuk ka ndodhur në asnjërin prej vendeve demokratike, me stalinistët në krye të pushteteve homologe, kur u bë destalinizimi. Në vendin tonë të rehabilitosh statujën e Enverit, është si të ngresh sërish edhe statujat e Stalinit. Për derisa Enveri është stalinist, nuk kemi ndonjë kundërthënie në këtë pohim. Por a është pranuar një gjë e tillë, qoftë edhe në njërin nga vendet e sferës euro-atlantike?
Si pasojë e kësaj këmbënguljeje, që u duk sikur u fashit përkohësisht, nga enveristët që po e shohin të mbrojturin e tyre, Edi Ramën, në vështirësi, për shkak të zgjedhjeve të PS-së në shumë qarqe arbitrarisht, me nderhyrje të Ramës në kundershtim me vullnetin e bazës, se e rregullojnë ata (kryeenveristët) këtë punë me një kusht: Që E. Rama të marrë përsipër të rregullohet ai muhabeti i Enverit. Është fjala për ringritjen e Statujës së tij! S’heqin dorë të pështjelluarit nga mendësia e diktaturës, enveristët që kamë gjetur eldoradon në vendin tomë, duke qenë ekzemplarë jo vetëm në Europë, por edhe në rruzullin tokësor! Kjo parajsë tokësore po i shtyn në një hipokrizi, sikur kinse janë proamerikanë, kur antikomunizmin e kanë trashëgim nga Enveri, të cilit duhet t’ia ribëjnë medoemos statujën për inat të Ahmet Zogut I.
Ka disa arsye që do të na bëjnë të tregohemi me gisht, me hipotezën se do të mund të gjejnë zbatim dëshirat e tyre të çmendura: Në cilin vend të botës demokratike gjenden statuja diktatorësh të Luftës II Botërore? Të ringjallet enverizmi gjer në statuja, do të thotë të rehabilitohet Stalini. Sepse Enveri është vetëdeklaruar si stalinist, për arsyet e tij vetjake (të ruajtjes së karriges gjatë kohës kur u shtri destalinizimi në të gjithë botën, me pak përjashtime) dhe për metodat e qeverisjes mizore në Shqipëri. Historianët tanë të të dy sistemeve mashtrojnë opinionin publik kur thonë se, për një statujë në Tiranë te monarkut shqiptar që u ngrit në ish-bilevardin Stalin, po glorifikohet figura e A. Zogut! Në pikëpamje të busteve dhe monumenteve në të gjithë Shqipërinë, raporti është 1000:1 në favor të kreut të totalitarizmit tonë. Së dyti, askush nuk e ka akuzuar Zogun për luftë klasash dhe kult të individit. Ajo fjala “glorifikim”, nuk e kuptojnë se i është bërë abuzivisht bash ithtarit të Enverit në çdo 16 shtator në Pezë, me foto të panumërta të diktatorit E. H.-a dhe me këngë që u bëjnë jehonë luftës së klasave (“E.H.-a e mprehu shpatën...” etj.). P.Milo, që tani po vazhdon të shajë qeverisjen në pushtet, duke e parë sesa luajal ka qenë E. Rama me partinë e të drejtave sociale të Paskalit, i cili s’ka nxjerrë dot asnjë deputet, tani po turfullon edhe kundër Ramës, të cilit s’ia ka besën se e respekton nga pikëpamja e ndershmërisë zgjedhore aleatin e tij, duke parë se kundër Ramës po ankohen nga Saranda e gjer përtej Shkodrës, për padrejtësitë që po bëhen për zgjedhjet e brendshme në PS. Megjithatë nuk duhet të ketë harruar vërejtjen e rëndë që i kishte bërë zonja Doris Pak, për atë glorifikim që i kishte bërë diktaturës, me foton e Enverit përbrenda ministrisë së Jashtme. Ja, pra, se cilit i përket fjala “glorifikim”! E. Rama po mundohet të krijojë qysh tani psiokozën se do t’i vidhen votat; por mund t’i kujtojmë, ndërkaq, një kryetar partie të së majtës, të ndierin H. Milloshi, i cili e akuzoi publikisht Ramën si vjedhës votash dhe deklaroi se nuk kishte për këtë subjekt asnjë ankim ndaj kreut të qeverisjes së sotme.