Një vështrim për të ardhmen e SHBA-ve
A është Amerika një fuqi në rënie, në krahasim me pjesën tjetër të botës? Kjo pyetje është epiqendra e një studimi provokues dhe nxitës nё tё njёjtёn kohё, nga ana e komunitetit tё Inteligjencës Amerikane, per te eksploruar botёn e vitit 2030. Përgjigja, (duke gjykuar nga komentet e një paneli, qe u mblodh për të diskutuar këtë temë), është se Amerika përballet me probleme mjaft serioze: Ekonomia amerikane ka pësuar një ngadalësim tё konsiderueshëm, në krahasim me konkurrentët e tij aziatike, gjë, e cila do ta bëjë mё të vështirë për vendin të pohojë dhe mbrojё rolin e saj udhëheqës gjatё dekadave nё vijim. Kjo, nga ana tjetër, mund të krijojё një lloj destabiliteti nё mbarё botёn. Ky pesimizëm nga ana e analistëve të zbulimit bie nё kontrast me parashikimet optimiste të bëra nga politikanët, veçanërisht në fushën e kandidatëve republikanë për president, që përshkruajnë një Amerikë me diell tё vazhdueshëm dhe një udhëheqje, e cila nuk ka premisa tё sfidohet. Kjo sigurisht nuk është pikëpamja e këtij grupi asnjanës. Ky studimi i paklasifikuar titullohet “Trendet Globale 2030”, dhe është duke u përgatitur nga Këshilli Informativ Kombëtar, i cili është pjesë e Zyrës së Drejtorisë së Inteligjencës Kombëtare. Ky është studimi i pestë i këtij lloji (i pari, botuar në vitin 1996, i cili pikësynonte pikërisht drejt 2010) dhe i vetmi qё analizon stabilitetin e lidershipit amerikan. Kur po përgatisnin dokumentin, analistët vendosën të përqendrohen nё pyetjen sesi roli i Amerikës do tё ndikonte në formimin e së ardhmes globale. “Ju duhet të jeni intelektualisht të ndershëm për tё pranuar se roli i SHBA-ve ka pësuar ndryshime. Gjithashtu edhe roli i fuqive në rritje”, që do të ndikojë në situatat nё vijim, shpjegon Mathew Burrows, një këshilltar në Këshillin Kombëtar të Zbulimit dhe autori kryesor i këtij raporti. Burrows dhe kontribues të tjerë u takuan këtë muaj në Uashington për të dëgjuar komente tё tjera dhe qё rezultoi nё një diskutim tё rёndёsishёm.
Një artikull disi pesimist për perspektivën ekonomike të SHBA-ve, përgatitur nga Uri Dadush e “Carnegie Endowment for International Peace”, u kritikua në këtë takim, për të mos qenë pesimist mjaftueshëm. Skenari i ofruar nga Dadush-i ishte se Amerika duhet të shmangë “ajsbergët” ekonomikë dhe të stabilizojë deficitin dhe problemet e borxhit të saj. Kështu që, Ekonomia amerikane do të rritej me një mesatare prej 2.7 % çdo vit ndërmjet vitit 2010-2030 dhe pjesa e aksioneve qё i takon nga vendet e Grupit të 20-es, pra produkti i brendshëm bruto do të bjerë nga një e treta në çerekun e saj. Dadush-i ofroi një “foto” të dytë, e tё zymtë, ku shpërbërja e eurozonës shkakton një krizë të madhe financiare që përhapet edhe në Shtetet e Bashkuara. Pas disa vitesh recesioni të thellë, Shtetet e Bashkuara filluan të përhapeshin, por nё “mënyrë tё zbehtë”. Sipas këtij parashikimi, rritja ekonomike amerikane do tё rritet mesatarisht rreth 1,5 % deri nё vitin 2030. "E parë si një vend në rёnie, SHBA-ja është e paaftë për të udhëhequr", shkroi Dadush-i për një version akoma edhe mё negativ. Një konsensus edhe më shqetësues u shfaq midis analistëve, pra diçka e përafërt me skenarin bazё. Fred Kempe, kryetar i Këshillit të Atlantikut, organizatori i këtij takimi përmbledh pikëpamjet e këtyre analistëve dhe me një mënyrë të ngjashme gjatё muajit tё kaluar nga Forumi Ekonomik Botëror, paralajmëron se kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare është "rreziku, i cili do tё shkaktohet nga largimi i ndikimit amerikan në skenën botërore". Sipas pikëpamjes sime (mua, si një gazetar i pavarur mu kërkua për të kritikuar këto prezantime) çështja kyçe është përshtatja e Shteteve tё Bashkuara me këtë fatkeqësi. Gjë që ofron një pamje pak më inkurajuese: Në krahasim me konkurrentët, Amerika ende ka një sistem financiar adaptiv, korporatat globale më të forta, një kulturë që mund të kontaktojë me “talentet” e një popullsie të ndryshme dhe një ushtrie tё pakrahasueshme. Dobësia kronike e kombit është sistemi i saj politik, e cila po i afrohet mosfunksionimit. Nëse Shtetet e Bashkuara mund të zgjedhin njё lidership më të mirë politik, atëherë ajo duhet të jetë në gjendje t’i menaxhoje problemet, më mirë se shumica e rivalëve tё saj. Çfarë trendesh tё tjera parashikon në vitin 2030 Këshillit i Inteligjencës Kombëtare? Burrows shpjegoi se studimi do të fokusohet në 15 apo më shumë "teknologji përçarëse" dhe ndikimin e tyre, por do të shqyrtojë qeverisjen dhe hendekun në rritje midis ritmit tё ndryshimeve ekonomik e politike dhe aftësinë e qeverisjes lokale, kombëtare dhe atë globale, e cila do të parashikojë konflikte tё mundura dhe vlerësimin mbi mënyrat kibernetike, bio dhe armë të tjera të reja, qё mund të fuqizojnë individë dhe grupet e vogla. Këto janë edhe shënimet më interesante për këtë detyrё të zymtë. Burrows tha se si ai po e diskuton projektin e vitit 2030 me analistë rreth e qark botës. Ai tregon se ata janë pesimistё, nё lidhje me perspektivat e Amerikës. "Kinezët janë ndёr të parёt për të thënë se “Ne jemi shumë pesimistë për të ardhmen tonë", raporton ai, analistët brazilianë dhe ata turq janë tё tё njëjtit mendim. Burrows vuri në dukje se raporti asnjanës do të dalë pas zgjedhjeve presidenciale tё vitit 2012. Por çështja e Amerikës në të ardhmen, me siguri do të jetë në epiqendër të fushatës sё ardhshme.