E Diel, 1 Nëntor 2026

Në gjyqin e video-përgjimit, bien akuzat për korrupsion ndaj ish-zëvendëskryeministrit

13-12-2011 / Gazeta 55

Gjyqi Meta - Prifti, Gjykata e Lartë thërret 5 dëshmitarët e fundit. Tërhiqet prokuroria: “Ora-kamera” nuk është provë e mjaftueshme. Biznesmenët: S’e kemi takuar Ilir Metën – zvarritja e procedurave nga ana e METE, na kushtoi 700 mijë euro
 
Gjykata e Lartë ka thirru dje 5 dëshmitarët e fundit lidhur me video-përgjimin Meta-Prifti. Andi Dedja, Ymer Tola, Skënder Tola, Emin Toçi dhe Ariqile Papuçiu kanë dëshmuar para Kolegjit Penal, lidhur me garën e koncensioneve të hidrocentraleve nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës.
Sërish strategjia e prokurorisë ka qenë lidhja direkt e dëshmitarëve me ish-zëvendëskryeministrin, Ilir Meta si dhe nxjerrjen si të pabesueshme të dëshmive të biznesmenëve Bekim Halilaj dhe Fatmir Merkajt, strategji e cila dështoi pasi dëshmitarët nuk e kishin takuar ndonjëherë Ilir Metën dhe se ishin në dijen të shpenzimeve prej 700 mijë eurove që kompanitë kishin pësuar nga vonesa e procedurave nga METE.
Seanca e djeshme u shoqërua edhe me debate që kishin të bënin me marrjen e provave në administrim nga ana e Gjykatës së Lartë. Prokuroria ka kërkuar që të merret në administrim lap topi e usb-ja e Dritan Priftit dhe orën kamera.
Seanca gjyqësore nxori në pah devijimin e prokurorisë lidhur me provën kryesore mbi të cilën kërkoi heqjen e imunitetit të Ilir Metës si dhe ngritjen e akuzës ndaj tij. Organi i akuzës në fillim dhe gjatë procesit insistoi se kjo orë kamera është prova origjinale dhe e vetme që disponon prokuroria e ndërsa më pas kërkoi të hiqte dorë prej saj. Vetë prokurori Bujar Sheshi pranoi që ora kamera nuk është provë kryesore e procesit pasi nuk është gjetur video-regjistrimi i Dritan Priftit me Ilir Metën.
Ora kamera është përdorur për përgjim nga Dritan Prifti dhe këtë e dëshmon video mes tij dhe ish-zëvendësministrit të tij Beqirit e gjetur nga ekspertët por nuk vërteton pretendimet e organit të akuzës që është ora që regjistroi video-përgjimin Meta Prifti. Kjo do të thotë se nuk ekziston ora e famshme e regjistrimit ose mund të jetë një orë kamera çfarëdo, por jo ajo që pretendon prokuroria se është ora origjinale.
Seanca e radhës, e cila pritet të zhvillohet më datë 16 dhjetor, ora 10:00, do të përcaktojë se cilat prova do të merren në administrim nga Gjykata e Lartë.
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›