Abu Ghraibi afgan - Imazhi i SHBA-se demtohet serish

Ishin pamjet tronditese nga burgu irakian ne Abu Ghraib qe demtuan pergjithnje emrin e Amerikes ne bote. Ato tregonin ushtare amerikane qe torturonin dhe poshteronin te burgosur irakiane. Ato fotografi diskretituan themelin moral per luften kunder diktatorit Sadam Husein.
Me pare fotografi poshteruese nga kampi i te burgosurve Guantanamo kishin ngritur dyshime te perligjura per trajtimin ligjor te te burgosurve te luftes nga SHBA. Dhe tani kjo video.
Perdhosja e kufomave eshte krim lufte
Perdhosja demonstrative e luftetareve te vrare talibane ne Afganistan eshte nje goditje e hidhur ndaj perpjekjeve te Amerikes per te permiresuar imazhin e saj ne bote. shte nje shuplake ne fytyre per Presidentin Barack Obama mandati i pare i te cilit u karakterizua edhe nga perpjekjet serioze per lidhjen e urave me boten islame. Dhe per fat te keq dergon uje ne mullirin e atyre forcave qe thone se misioni i Perendimit ne Afganistan nuk perpiqet aspak per ruajtjen e te drejtave te njeriut. Nje perdhosje kufomash nuk bie ndesh vetem me konventen e Gjeneves per luften ajo shkel edhe te gjitha rregullat e sjelljes civile pavaresisht rrethit kulturor dhe fese.
Dhurate per propaganden e talibaneve
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Daniel Scheschkewitz
Akti poshterues i ushtareve amerikane nuk demton vetem SHBA-ne. Ai eshte nje njolle per Perendimin pasi me misionin ne Hindukush ai donte te ndihmonte ne ndertimin e nje shoqerie ne te cilen respektohet dinjiteti i individit. Aq me shume rendesi merr koha e publikimit te videos tani kur negociatat me talibanet duhet te hedhin themelet per nje te ardhme te sigurte dhe paqesore ne Afganistan. Ne keto perpjekje diplomatike eshte e perfshire edhe Gjermania.
Forcat te cilat refuzojne keto negociata tani ndihen te konfirmuara ne qendrimin e tyre. Pamjet poshteruese te videos i ofrojne ketij grupi talibanesh mundesine me te mire per te nxitur me tej urrejtjen ndaj Amerikes dhe per te rekrutuar forca te reja per luften e tyre.
Video me pamjet e perdhosjes se kufomave eshte nje dhurate e mirepritur per propaganden e talibaneve pasi akte te tilla kontribuojne qe ushtaret e huaj te mos shihen si mbrojtes por si pushtues armiq.
Goditje ndaj perpjekjeve per zgjidhje politike
Perpjekjet diskrete per arritjen e nje marreveshje politike me kryengritesit mund te mbyten keshtu qe ne fillese. Ketu nuk ndryshojne asgje as reagimet cuditerisht te moderuara te talibaneve. Pasi edhe forcat e moderuara e dine se fuqia e pamjeve do te zhvilloje dinamiken e saj.
Fuqia e tyre shperthyese kalon kufijte e Afganistanit dhe godet aspektin moral te luftes kunder terrorit. Xhihadistet ne te gjithe boten do te perpiqen te legjitimojne ne te ardhmen aktet e tyre terroriste edhe me pamjet e kesaj vidoeje.
Duhet treguar pendim
Ketu per fat te keq nuk ndryshon asgje edhe denimi i rende i ushtareve tashme te identifikuar edhe nese vihen para llogarise me te gjitha mjetet e drejtesise ushtarake. Demtimi i imazhit per SHBA-ne eshte i pakthyeshem. Abu Ghraib po perseritet per Ameriken tani edhe ne Afganistan.
Me sa duket nuk jane nxjerre mesimet e duhura nga incidentet e ushtrise se SHBA-se ne Irak. Mungesa e disiplines ne radhet e disa ushtareve ne mision jashte vendit ka marre permasa te frikshme. Kete duhet ta kuptoje edhe Presidenti Obama. Ai duhet te jete terbuar nga zemerimi. Masat e marra prej tij ne drejtimin e ushtrise nuk jane te mjaftueshme. Ai duhet te kerkoje falje sa me shpejt para popullit afgan per sjelljen e turpshme te ushtareve te tij.
Autor Daniel Scheschkewitz
Redaktoi Eliana Xhani