E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një virus, shkak i lodhjes kronike?

Londër, 25 gusht - Prej kohës dyshohet për një lidhje mes lodhjes kronike dhe një virusi, por për ta treguar këtë nuk është aspak e lehtë.
Pranverën e shkuar revista “Science” ka publikuar një kërkim që bënte lidhjen mes sindromës me një tip retrovirusi të quajtur XMRV (virus që lidhet me leukeminë murine), por katër studime të tjera nuk e kishin konfirmuar.

Tani një hetim i ri tregon për një lidhje mes sëmundjes dhe retrovirusëve të tjerë të së njëjtës klasë, të quajtur MRV.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›