E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi në Librazhd 43 vjecari: E vrava se më ofendoi familjen

ELBASAN- Do të hetohet në qeli 43 vjecari i cili pak ditë më parë ekzekutoi për motive banale Artan Bërdhoshin.

Gjyqtarja e gatshme, në gjykatën e Elbasanit, Zamira Vyshka, la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg ndaj të pandehurit, Bledar Çela, i cili akuzohet për vrasje me paramendim.

Biznesmeni nga Pogradeci, Bledar Çela, akuzohet se në orët e para të ditës së diel ka qëlluar me armë zjarri 28-vjeçarin Artan Bardhoshi, me të cilin ishte konfliktuar fizikisht më pare, për shkak të lidhjes së krijuar me të njëjtën vajzë nga të dy personat. Ne sallën e gjyqit, avokati i të pandehurit tha se krimi ishte kryer në gjaknxhetësi e sipër për shkak të ofendimeve nga viktima në drejtim të familjes së 43 vjecarit.

Ngjarja ndodhi buzë rrugës nacionale Librazhd-Qafë-Thanë, ku Bledar Çela njihej në atë zonë, për shkak të shfrytëzimit të një rezervati të rritjes së troftës.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›